Nikoja!

14 Gusht 2018, 17:00Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Nikoja eshte nje djale 3 vjet me i madh se une. Ishim ne nje shkolle, kishim pasur te njejten mesuese ne fillore.

Te gjithe prinderit donin qe mesuesen e pare te femijeve te tyre te kishin, mesuese Lirine. Ajo i meson e i ben njerez, thuhej ne ate kohe ne fshat.

Nikoja ishe nje nga nxensit me te mire qe mesuese Lirija kishe pasur ne 25 e kusur vite pune.

Gjithmone na e tregonte si reference Nikon.

Kur Nikoja ishte ne klase te 8, babai i tij nderroj jete.

Nikoja ra ne depresion, la shkollen, nuk vishej mire, nuk vinte te luante futboll.

U mbyll ne vete. Bashke me motrat dhe nenen, jetonin ngjitur me xhaxhain e Nikos.

Xhaxhaj i tij kishte nje stan ne mal.

E merrte Nikon te ruante dhe kujdesej per dhite.

Nikoja filloj te rrinte ne stan.

Nuk vinte shpesh ne fshat dhe ato here qe vinte, ne e shikonim shtrember.

Kur futej tek lokali i lagjes, e nxirrte jashtë i zoti i lokalit, me preteksin se mbante era dhi.

Njerëzit filluan te thonin se ai eshte cmendur qekur i vdiq babai.

Filluan ta perbuznin.

Sa here Nikoja kalonte tek rruga e lagjes, femijet e tallnin.

Nikoja nuk e duronte kete gje. U mbush aq shume sa nje dite i hoqi nje dru te mire xhaxhait te tij dhe iku nga stani.

Erdhi ne fasht e filloj te kerkonte pune krahu. Nje here gjente, nje here jo.

Doli Lani qe hapi nje dyqan prane gjimnazit dhe Nikoja filloj pune aty.

Nje here Nikoja po kthehej nga puna, te gjithe femijet laheshin ne lume (Shkumbin), filluam ta tallnim, filluan ti thonim hajde lahu se bie ere.

E dini cfare beri Nikoja? Na u turr mbarpa e pasi kapi nja dy veta e i zhdepi mire ne dru, iku.

Pasi Nikoja iku, ne filluan te talleshim me ata qe hengen drurin.

Pas disa minutash Nikoja shfaqet me nje kallash ne dore.

Fati jone dhe i prinderve tane ishte se Nikoja nuk dinte ta perdorte armen, keshtu qe u shmang nje tragjedi.

Me pas Nikoja u arrestua dhe u denua, beri burg.

Kur doli nga burgu ishte plakur shume, ishte ngrysur shume, nuk donte te punonte me, kerkonte buke dhe jo pune.

Sot ne fshat ne kemi nje te “cmendur” te cilit ja kemi bere jeten ferr.

Nikoja mu kujtua keto ditë, pas tragjedise qe ndodhi ne Vlore.

Por Nikoja mu kujtua dhe kur disa gazetarë ishin bere gjykates, prokurore, avokate, kur Ritvani doli para gjykates.

Kolege gazetarë, shkoni e kapeni per koqesh ate doktorin qe nuk ka pranuar ta shtroje ne spital Ritvanin sepse donte ryshfet.

Shkoni e investigoni punen e inspektorit te zones qe me ngelizhencen e tij, la ne duart e nje personi “me probleme” nje arme.

Mundohuni te sheroni nje shoqeri qe te semur me zor dhe me pas te tall.

E kur vret, te gjykon pa e kthyer koken nga vetja.

28 komente në “Nikoja!”

  1. nord.al says:

    Dakord me ty Ilirian , por a nuk mund ti kursesh shprehjet vulgare?

    1. Babalja says:

      ….epo kështu i do mushka drutë or ti shoq !!!!!

    2. gjithashtu malok says:

      si e ka emrin ky djali Niko apo Nikoja, se po ta ket emrin Niko, ne shqip nuk thuhet ( Nikoja eshte nje djal 3 vjecar) por thuhet (Niko eshte nje djal 3 vjecar) apo nderkohe Niko esht ber operacion dhe e ke ndryshuar emrin ne nikoja. ne shqip emrat qe mbarojne me zanore nuk ndryshojne ne cfardolloj rrethane qe te perdoret ne nje fjali. sepse rrezikon qe ti ndryshosh gjinine.

  2. birbo says:

    o Ilirjan po cili doktor ka kerku rryshfet atje maje malit o derezi apo meqe ai vrau nja tete vete faji bie mbi doktorin apo ndonje tjeter aty rrotull…

  3. Konstatimi says:

    Per mendimin tim fajtor ne gjithe ate meselene e fshatit Resulaj nuk ish vetem Ritvani por gjith shoqeria aty ne fshat, familja qe kushedi ckane llomotitur ne ate dreken e para kasaphanes si dhe vete ajo gruaja qe u vra e cila bente me faj per cdo gje qe ndodhte, vrasesin, duke i nxire jeten

  4. Tili says:

    Nuk mbeti njeri pa sajuar ndonje perralle…

  5. Tili says:

    Nuk mbeti njeri pa sajuar ndonje perralle..

  6. popull says:

    Per cdo sherr thone se fajin e ka femra. Mos ndoshta eshte fajtore edhe mamaja e Ritvanit bashke me kunaten e saj tashme te ndjere?

  7. Deni says:

    Ti Ilirian po ben moralistin dhe mes .ca te vertetave te historise tende jep dhe ca opinione debile qe duhet te ti marrim per baze sipas teje. Si ky diteziu (qe nuk eshte I semure mendor por dikush me probleme psikologjike) ka nga 20-30 ne cdo lagje. Une jam mjek, kam mes pacienteve te tjere dhe 82 te semure mendore qe mjekohen kur I ngrefet familiareve qe tua japin mjekimin. Megjithate te jesh I sigurt qe te semuret mendore te diagnostikuar nuk bejne gjema te tilla. Keto llahtarira I ben njeriu normal, I cili ne momente shprthimi te fik deren. Kujdes se do kesh 2-3 ne pallat qe mund te shperthejne ndonje dite.

    1. dajti says:

      Mjek dhe shkruan keshtu? i drejtohesh tjetrit(artikullshkruesit) debil, apo kur i ngrefet familiareve. Ti or zoteri ose nuk je mjek fare ose shkolla qe ke bere nuk eshte shkolle, ose shkolla te ka pare ty.

      1. Ik ore ti says:

        Ai flet keshtu qe ta kuptosh ti e ndonje tjeter.
        C te bejme.. duhet te flasesh gjuhen e popullit!

  8. Juli says:

    Pikës i ke ranë. Edhe unë e kam pasur në lagje një të tillë që nuk mbushte shumë dhe të mëdhenjtë(20-30 vjeçarët) ë tallshin. Ai nevrikosej dhe gjuante me gurë.
    Mire qe nuk ishte koha ë kallashit. Ishte vitet ’80.
    Lagjen ë kishim afër psiqiatrikut në Elbasan dhe ishte një pak Down që e kishte emrin Muli.
    Doktorët ë lishin shpesh jasht se nuk ishte aq fare. A e dini se çfarë i bashin atij ????
    Çunat nëpër lagje ku kalonte i turreshin me gura !!!!! Në darkë ai kthehesh gjithë gjak.
    Dhe ju komentuesit më lart jeni të gjithë Shqipo të pa kultur që nuk shifni më larg se hunda juaj.

  9. Fair enough says:

    Ja idiote si ty shkruajne budallalleqe qe I boton nje gazette te cilen njerezit e lexojne per te shtyre kohen dhe u ngrihe nervat me injorancen tende sac is ngre edhe Ritvani me cmendurine e tij

  10. Ervini says:

    Booo nje tufe me k*ra beje komente. Nje m*t e keni kapur thelbin e Ilirjanit. Nuk po ju flet per ate mortjemadhin se ai iku dhe e beri gjemen, e ka me gazetaret qe duhet te nxjerrin mesime dhe te gjemojne se ku çaloi shoqeria deri ne ate moment, jo te bejne te indinjuarin ne sallen e gjyqit se ate ja bejme vete ne nga shtepite tona, majde duke i shtuar edhe disa mallkime.

  11. drini says:

    Iliriani thote nje te vertet te madhe. Dhe kjo eshte fatkeqesia jone qe i kemi trajtuar keta njerez me tallje dhe perbuzje. A nuk kishte dhe mesues ne shqiperi qe kur i pyesje se ku japin mesim te pergjigjeshin tek shkolla e debilave. A nuk talleshim kur ishim femije dhe benim gallate me te semuret mendor ne lagje apo fshat, Per njerzit qe vuanin nga organe te tjera ne na vinte keq , e shkreta thoshim vuan nga melcia, stomaku ose zemra, keta njerez qe kishin probleme me trurin nuk i meshironte njeri por i tallte. Gjeja e pare qe duhet te beje shoqeria shqiptare eshte te ndryshoje menyren si i trajton keta njerez, duhet edukim jo vetem ne shkolle por edhe ne media e kudo per ti trajtuar keta njerez me respekt, ne mos me respekt te ndaloje tallja ndaj tyre, te ndalohen fjalet i cmendur debil, psikopat, idiot. Duhen bere biseda ne tv nga psikologe, duhen bere projekte te mbeshtetuar me fonde nga qeveria dhe shoqeria sociale.
    Ky do te jete vetem filllimi Te tjerat vijne me vone, le te leme specialistet te flasin mos te bejme rolin e ekspertit edhe ne nje fushe ku edhe shkenca e sotme ne vendet me te zhvilluara ka shune per te thene.
    Edukim dhe sensibilizim sa me shpejte derisa problemi po merr permasa kaq te medha.

  12. Juli says:

    Ah mor IDIOT ‘fair….’ ju nuk e kuptoni thelbin e historisë së shkrimit.
    Ritvani ka faj sigurisht por fajin më të madh ë ka shoqëria qe ë ka pas rreth tij. Të cilët nuk e kanë atë shkollim për të ndikuar për mirë tel ai.
    Dhe jo vetëm tek ai por gjithë andej në botë.

  13. katarakti says:

    Shkrim idiot. Qe justifikon krimin dhe kriminelin. Gjasme sikur fajin e paska shoqeria. Edhe avokatet neper gjyqe po kete refren kane:”Vodhi i shkreti se s’kishte buke te hante”! Por ama kishte veture dhe donte te jetonte si pasha dhe pa djerse! Te çmendur ka kudo. Dhe ai Ridvani me siguri s’i ka pas trute 100 per qind ne rregull. Por kjo nuk justifikon asgje. Ai duhet te denohet maksimalisht. Dhe boll bete te mençurin e dynjase.

  14. Tralala says:

    O ILIRJAN! Je lodhur kot me kete shpjegim. Lexo komentet dhe kupto se eshte e kot te merresh. Ketu Jane te gjithe te çmendur. Dorzohu dhe lutu per ta: Fali o Zot se nuk dine se cbejne.

  15. mik says:

    Shkrim i bukur, jetik. Shembulli asht praktik, por disa komentues e shperfillin !! Kujtojne se asht film. Aq ma teper per dike qe komenton edhe pa profesionalizem, e me nje ghuhe vulgare qe nuk i shkon statusit te tij !
    Te gjithe e dime qe sjelljet dhe veprimet e Ridvaneve, e kane nje zanafill te pakandeshme ne jete, si ne rastin e Nikos.
    Se kuptoj pse duhet me u shperfill dhe denigru autorin kur nuk kemi njohurin e mjaftueshme per argumentim te kundert !!

  16. Jimi says:

    Deri ne nje fare mase Iliri ka te drejte! Kur e shikoje ne sallen e gjyqit, Ritvani ne ate salle njekohesisht ishte dhe agresori por edhe viktima!? Ishte dhe i akuzuari, por ishte edhe akuzusi!? Nje njeri qe per nje arsye apo nje tjeter, kur me pa te drejte shoqeria e trajton si tabele qitje, ku mbi te bien gjithe batarete e talljes, cinizmit, fyerjes, percmimit, me nje fjale behet pre’ e bulizmit , reaksioni i tij i vetem mund te jete shumfish me i rrezikshem se sa veprimet e nje psikopati te deklaruar e te kuruar! Fatkeqsisht ne shoqerine tone ky fenomen eshte evident. Ne vend qe shoqerija jone te tregoje nje perkujdesje te vecante per kete kategori njerezish, ne bejme te kunderten i trajtojme keta njerez si loder argetuse!?

    1. Alberti says:

      Shkrim i persosur dhe aktual.po kujt ja ben kete shkrim o zoteri shpellareve qe ju kane zene syte paraja dhe bucet.

  17. Eri says:

    Jo jo jemi te gjithe fajtore nuk duhet ti tallim po ti respektojm mdihmojm .sikur te ishte babai vllai femija i juaj do ju pelqente ti trajtonin keshtu????

  18. Nasi says:

    O Juli mos u lodh kot me debilat….kush te kupton te kupton….te tjeret te rrine me menjen e vet qe ma kane TOC fare….shqiptar hesapi ….prandaj jemi ketu ku jemi…..se jemi rrace e “Zgjute”

  19. Askushi says:

    O blloshm -kauçuku, e paske shpik i personazh me emrin Niko, mo mirë do të ishte ta quaje -Ilirjon.

  20. drini says:

    Ky shkrim ka deri tani 19 komente ne fakt duhet te kishte shume me teper nqs e kuptojme se sa shpejt po agravohet problemi i nerzeve me semundje mendore. Nga 19 komente vetem 5 jane pro problemit qe ngre gazetari 14 te tjeret as kuptojne gje fare nga problemi qe artikulshkruesi mundohet te prek.
    Qe ketu sheh se sa shume nevoje per edukim dhe sensibilizim ka shoqeria shqiptare.

  21. Alban Dega says:

    Nje mesim i madh nga Amerika e bekuar

    NJE MENDESI MAKABER !

    – Dime vetem te vajtojme viktimat por jo te parandalojme vdekjen e tyre !
    – Analiza me e mire per tragjedine e Selences ne mediat shqiptare ! Te lumte penda dhe mendja Ilirjan Blloshmi !
    – C’ me duhet mua vret ! Cfare ne mesón 11 shtatori i zi amerikan ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje