Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

13 Gusht 2018, 11:57Blog TEMA

Nga Edmond Bejtjaj

E megjithatë, nëse do isha avokat, do ta merrja përsipër me dëshirë mbrojtjen e atij të mjerit që vrau gjysmën e fisit të tij.

Sepse shoh që dalin mbi ujë ca detaje, të cilat e heqin nga shpina e tij një pjesë të peshës së gjëmës që shkaktoi:

-Imagjinoni jetën e një individi në një humbëtirë si ajo atje, mes fisit, deleve e ndonjë parcele hashash, pa shkollë, libra, shoqëri, qytetërim, e ku rrjeti social është dalja e vetme nga humbëtira.

Ai djalë paska tentuar të vrasë veten ca kohë më parë, gjë që më bën të mendoj se nuk ishte krejt pa tru e pa shpirt, e megjithatë kjo nuk u tha asgjë atyre të mjerëve të tjerë që e rrethonin, përfshirë atë plakun e familjes që tani thotë “ma sillni ta vras me dorën time”.

Madje këtij plakut nuk i thanë asgjë as akuzat që viktimat e tjera të familjes së tij i bënin rregullisht të mjerit që u kthye në monstër, duke i kërkuar pulat që mungonin në qymeze, derisa e bënë të shfrynte: Boll se do ju bëj hatanë!

Kështu që unë do ta mbroja këtë vrasësin, pa ditur se kë të akuzoja më parë për gjakun që u derdh, ngaqë mendoj se aty ka shumë fajtore, po shumë fare.

30 komente në “Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat”

  1. Vëzhguesi says:

    Shko merru me minerale, i nderuar. Këto janë gjëra njerëzore. Të tilla miniera gërmohen e kërkohen nga të tjerë profesionistë. Të mos bëhemi të gjithë ditur pse kemi kryer ndonjë shkollë. Kështu çorintojmë shoqërinë dhe u japim materal idiotëve

    1. kujtesa says:

      Ketij bejtexhiu duhet me i shku me lule te shtepia!
      I paska ik mendja te shkretit.
      Duhet te mbahet ne survejim se keshtu e nisi dhe ky krimineli qe vrau 8 vete.
      Filozofonte me bagetite dhe ja perfundimi.
      Ky filozofon me veten se njeri sja merr per baze ato qe thote.

    2. Nauni says:

      Jam dakord me artikullshkruesin.Durimi ka nje kufi.Pa menoni pak sikur i gjithr fisi apo fshati ta beje avaz te perditshem akuzen e vjedhjes se pulave a do ishte e pranushme nje refren i till? Kjo eshte mjr tallje fshace dhe e padurueshme. Krimi me i rend per ate eshte pse vrau femijet dhe per kets ka bere krim te rende.Pra edhe fisi ka faj qe e ka renduar psilologjikisht vrasesin Zyka.

  2. Flutura says:

    Qenke nje trap i papare or Bejte-xhi.
    .. dhe idiot i kompletuar.
    S’ka me mire per ty.

  3. Andi says:

    Ik ore rrotë kari. Po fëmijët? Pse i vrau? Ke fëmijë ti? A do ta mbroje vrasësin e fëmijëve të tu edhe nqs do ishte një i çmendur si ky? Më thuaj pak. Nqs fëmijët e tu vriten në një situatë të tillë ti zoti avokat i bythës çfarë do bëje? Apo do ti thoshe ndonjë avokati tjetër mbroje ti se unë kam konflikt interesi?
    Idiot.

  4. Plaku says:

    Guxim I madh për të provuar kapacitetin mendor, emocionet, por një barrë që kushton rëndë për Edmondin, dhe jo vetëm për të por gjithë shoqërinë dhe një personi me profil juridikisht kompetent.
    Nuk është ‘gallate” f. B. por është një vepër monstruoze që paralelisht me mbrojtjen të kërkosh dënime të shkaktareve, jo brenda familjes por shumë më gjerë në kohë shtrirje dhe mjedisin shoqëror shqiptar

  5. Landi says:

    Nuk eshte aq fshat i humbur sa shkruani ju. Ne kushte te tilla ka pasur dhe ka me mijera Shqiptar por nuk kane vepruar ne kete menyr.
    Mentaliteti yne eshte i tille qe ofendon me vend e pavend edhe invalid apo persona me probleme mendore. Reagimi i ketij individi eshte i pa arsyetueshem edhe ne shoqerit me primitive. Sipas deshmimtareve te fshatit ai qellonte shpesh me arme element te tille duhet te izolohen sepse sic thote populli te bejne gjemen .

  6. faikonica says:

    Ky mjerani asht krijese e jona..jo i pari,as i fundit

  7. arber iliri says:

    Analiza e gjithe proceseve ne kete vrasje massive e macabre duhet bere per te eleminuar faktoret qe cojne ne te tilla ngjarje por naivetete te tilla te shprehura per autorin jane te teperta.

  8. kot says:

    Eshte shume krim i rende kjo qe beri, monstruozitet.

    E megjithate te ngjall keqardhje e gjithe ngjarja, si per viktimat edhe per vrasesin.

    Keqardhje dhe per shoqerine qe kemi, qe i ka vlerat e normat persembrapshti. Ku nje person me depresion shikohet si me leproze e nuk behet perpjekja me e pakte per ti ndihmuar keta njerez. Keqardhje!

  9. jtojm kohen e çudirave says:

    AQ shum jan mesuar SHQIPTARET kto 25 vjet me vrasje dhe krime sa as gje nuk i ben me peshtypje , i qajn me shum hallin kriminelit se viktimave ,njeriu vret ne gjaknxetesi e siper ose kur i kan vrar dike meqe ligji ktu tek ne nuk egziston , se po te egzistonte ligji sot si ne sistemin e shkuar qe kush vriste denohej me vdekje dhe hak njeri nuk do te merte siç nuk mernin me par, por ti qash hallin nje njeriu qe vret gjith fisin e vet duhet te besh pjes ne familje kanibalesh , ku nuk njeh meshir , turp te ket ky idjot qe ka ber kte artikull , po zaten me mbiemer bejtia nuk ka dal star ne kte vend , por vetem nje gomar gazetar , ate njoh un , por qenkan fis gomeresh , prandaj avokati mbrojtes nga nje her esht i tepert se te vjen nje bejtexhi dhe te dhjet drejtesi dhe ate qe e ka ber drejtesin ,me shum shkruajn ne gazet ata qe nuk duhet te ken te drejt mendimi jo me shkrimi ,jetojm kohen e gomerve ,ku stari me i madh esht mushka viçidolit.

  10. EMERJO says:

    CESHTE KY AVOKAT PSIKOPAT….KETA FUNDURINA TE CEMNDUR…..AI SHKERDHATE DUHET VARRUR NE LITAR

  11. Tak fak says:

    Njeriu eshte pasoje e gjenetikes si edhe e rrethanave sociale dhe familiare ne te cilat rritet dhe formohet. Per rrjedhoje, edhe faji i kryer duhet pare si pasoje e gjithe ketyre faktoreve. Monstra eshte pasoje edhe e rrethit te tij. Artikullshkruesi nuk duhet mallkuar. Edhe pse nuk jam dakord me te ne disa gjera, ai thote nje te vertete. Nuk duhet te tregohemi te pameshirshem me krijesa qe jane trajtuar pa meshire, pasi ata jane krijesa te denigrimit.

  12. Komentuedi says:

    Pavaresisht gjithckaje, pavaresisht cfare i kane bere kushurinjte dhe kete po e marrim per baze. Po femijet pse i vrau? Keshtu qe, per mendimin tim, vetem Zoti ka te drejte te marre jeten. Keshtu qe, ai meriton burgim te perjetshem!

  13. Komentuedi says:

    Po e marrim per baze kete thenien tende se atij i kane rene ne qafe kushurinjte dhe keshtu i vrau(megjithese perseri nuk duhet ta bente kete gje), po femijet pse i vrau? Ketu me cfare deklarate do i dalesh persiper? Per mendimin tim, vetem Zoti ka te drejte te marre nje jete, keshtu qe ai meriton burgim te perjetshem!

  14. LORA says:

    Nuk e kam lexuar ndonjehere Edmond Bejtaj,,,,por ne kete shkrim I ka rene te vertetes perveluese mu ne koke, aty ka shume fajtore.po shume fare.

  15. Bardhi Tolabi says:

    O Bejte-xhi!A lexove se cfare shkruante nje ish shoqja e tij e shkolles,e klases te trete?Nuk e ke lexuar me duket.
    Ky tipi,nuk duhet marre ne mbrojtje sipas meje.Perse?Si ky,ne kushte te veshtira,ka me qindar dhe mijra,jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend te botes,nje pjese e mire e te cileve nuk kane as pune dhe as prone si ky ne fshat qe ka dele te pakten,ndersa keta te tjeret jane ne qytet dhe kane vetem kazanet e plehrave per “ndihme”Ne se njerzit e aferm te tij,e kane akuzuar per vjedhje,nuk eshte kjo rruga e zgjidhjes,per mua,mbase pe ty po.Kishte prinder,te aferm,le ta zgjidhte me mirekuptim sepse dhe ata qe e akuzonin ishin te aferm te tij…
    Ty mbase te duhen ca leke dhe kerkon te besh mbrojtjen e tij.Ne se je avokat,hyji kesaj pune,sepse per ate e ke bere shkollen dhe duhet mbrojtur dhe krimineli.Por,kete beje ne sallen e gjyqit,jo ne “sallen” e madhe te publikut te gjere.Me medesite e tua,ti stimulon njerzit me vese te ndermarrin vetgjyqesine,stimulon parazitet,hajdutet dhe kriminelet,por mbi te gjitha ju tregon “rrugen” se si te “zgjidhin” problemet njerzit ne nevoje…
    Kot qe ta zgjas,qenke njeri qe paske nevoje per te te ndihmuar…

  16. albgentius says:

    Te thuash se fajin e ka ambjenti kur ne ate ambjent jetojne me qindra mijera vete qe nuk vrasin as mizat nuk mendoj se eshte e sakte. Te thuash qe ky qe e beri e ka komplet fajin nuk mund ta themi se ndoshta mund te kete pasur probleme psikike. Por gjithsesi denimi me i rende duhet dhene per te sido qe te jete, mundesisht do kishte qene mire te kishte denim me vdekje ne litar ne mes te sheshit. Perse ky denim nqs ai kishte probleme mendore? Pikesepari sepse mori jete njerezish. Se dyti nqs eshte me probleme mendore, cfare do bejme? Do e trajtojme per vite neper spitale pastaj do e leme te lire e te mund te vrase te tjere? Apo do e mbajme ne cmendine te mos dali me kurre? Gjeja e mire e nje denimi me vdekje publik eshte sepse tremb te gjithe. Edhe ata me probleme mendore kane frike edhe largon te tjeret nga berja e se njejtes gje. Eshte e njohur terapia me rrahje edhe per te cmendurit.

  17. plaku mere says:

    Respekt i madh per Edmond Bejtajn, per saktesine e analizes, konciz dhe i qarte (perkunder analizave te analisteve gjithologe), por mbi te gjitha per kurajon intelektuale.
    Edmondi ka thene nje te vertete te madhe, kjo shoqeri, ky ambient, ato fshatra humbetire (kam qene vete ne Selenice, pale pastaj ne kete fshat te humbur te saj) jane te tera fidanishte kriminelesh potenciale.
    Jane vende me njerez te pashprese, qe ta thone vete qe jetojne kot!!!!
    Imagjinoni ne fshatrat e Veriut se cfare behet, imagjinoni Bulqizen, kryqendren e skllaverise moderne dhe kryeturpin e vendit!!!!!
    E gjithe historia tjeter eshte te rrahesh uje ne havan.
    Nje trishtim i madh per humbjen e jeteve te njerezeve, per femijet e gjore te pafajshem, por ama ka shume zona neper “Shqiperine qe duam” qe jane bomba eksplozive.
    Kjo eshte Shqiperia e ketyre viteve demokraci (sigurisht pa shfajesuar degradimin e periudhes se meparshme), secila qeveri ka kontribuar per te arritur ne kete pike deshperimi.
    Por, ama duhet te kuptojme nje here e mire, nuk ka qeveri te korruptuara pa nje shoqeri te degraduar e korruptuar, sic jemi ne te gjithe.
    Turp per ne dhe mjere ne!!!!

    1. Vëzhguesi says:

      Ore plaku Mere, ke bere shume mire qe ke perdorur kete pseudonim. Kjo tregon se ti ja njeh vetes tende te qellosh me top per te vene ne vend
      “nderin” tend.
      Vete ke pekrahur gjeologon te beje gjithologun dhe vete ti ja hedh poshte arsyetimin kur thua te shikojme fshatrat e veriut dhe Bulqizen. Ke degjuar te vrasin atje per nje akuze si hajdut pulash?!
      Mos na beni humor te zi!

    2. Lili says:

      Best best comment

  18. vaso says:

    Ky,qe beri hatane,eshte “pasoja”.Na duhet te merremi seriozisht me “shkakun”.
    Perndryshe,,,,,,,,,,,,rradha!

  19. Askushi says:

    Bravo Edmond Bejtjaj, bravo Plaku Mere per analizat qe keni bere. Me keq ardhje kjo eshte e verteta e hidhur.
    Dhe nqs duam qe te mos perseriten ngjarje te tilla duhet ta ananlizojme problemin nga renja.
    Ndjeva keqardhje per familjaret, ndjeva keqardhe per femijet dhe prinderit e tyre qe u vrane. Por me besoni ndjeva keqardhje dhe per personin qe e beri. Eshte me te vertete per te ardhur keq. Per the gjithe. Dhe mos e ngateroni me ngjarjen qe ndodhi para shume vitesh ne Libofshe.

  20. ??? says:

    Sh e drejte analiza.

  21. Mendimi says:

    Pervec ne fshat qe ka jetuar, ky akt mund te kryet edhe te personat qe jetojne ne qytet. Pse e them kete, sepse ketu fajin e kane ata qe te akuzojne pa faj, dhe nga shpeshtimi i teprurar me akuza kalon ne gjendje monster. Familjaret shume shume keq sillen me femiet e tyre apo te afermit sikur rastin konkret. Kur je ne gjendje te rende mendore aty edhe te pambrojturit vriten sic jane femiet ne ket familje.

  22. Peço says:

    Po ta krahasosh Shqipërinë tonë me Parisin, Londrën, New Yorkun, Romën, Madridin, Sidnein e ku di unë, sipas logjikës që përdor autori, i bije që ne duhet të shuhemi fare. Edi Rama dhe Sali Berisha duhet të ishin me skorpions në dorë me gjithë ato fyerje të ndërsjellta që dëgjojnë. Pastaj del një nga Los Angeles dhe shkruan një artikull që justifikon krimin, si pasojë e mizerabilitetit që ekziston në Shqipëri…
    Ky duket si gjykim i një njeriu, i cili, pasi ka pirë nja dy litra verë dhe ka ledhatuar stomakun me ndonjë kofshë të pjekur dashi, është shtrirë në ndonjë krevat moteli me të dashurën dhe në pritje për të bërë lëvizjet e para përgatitore për atë akt të lashtë e të vjetër sa bota, fillon e filozofon për të këqiat e kësaj bote, për dashurinë që duhet të ekzistonte midis njerzve, e plot gjëra të tjera të lezetshme. Vallahi, njeri që ti ketë kaq në vijë gjërat, sinqerisht, nuk besoj të ketë. Mendime dhe gjykime të tilla vetëm nga një plëndës i mbushur plotë mund të burojnë. Ndaj, mjerë ata fatkeq që ikën nga kjo botë, thuaj, dhe mjerë atë fis për gjëmën që i gjeti, pa sa për autorin nuk është ndonjë hata pse ikën tetë vetë. Në këtë botë ka njerëz sa të hanë qëntë.

  23. MIRDITA says:

    Mbrojeni avokat….jeni en profesjonin tuaj,por mos kerkoni argumenta dhe sofizma.Po te kishte vrare vetem akuzuesit e pranoj logjiken tuaj….por çfare faji i kishte femija 6 vjeç qe e kerkoj brenda ne shtepi dhe e vrau duke ngrene buke…..
    ky monster jo vetem nuk e meriton te jetoje por duhet ti dale shpirti ne menyre makabre….nga uria,etja ,dehidratimi ne diell ose te tria bashke….
    qe duke kaluar ne boten tjeter te mund te kujtohet perkrimin qe ka kryer….

  24. Malo Kanina says:

    Autori i shkrimit paraqet një mëndje të brumosur qysh në djep, e cila nuk merr në konsideratë jetën e individit. Edhe Gebelsi do e kishte zili një kurajo kaq të madhe sa ç’shpreh autori i shkrimit rreth vlerësimit të aktit makabër. Mendoj po ashtu, se autori duhet të jetë një socialist me rrënjë aq të thella sa edhe vet Hitleri do e kishte zili. Sinqerisht nuk do e teproja po të thosha, që ky individ është psikologjikisht shumë më i rrezikshëm se vet vrasësi të cilit kërkon ti justifikoj aktin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje