Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obamat janë më të pasur se kurrë më parë

15 Gusht 2018, 08:09Lifestyle TEMA

Gjatë tetë vjetëve të presidencës së tij, Barack Obama kishte një rrogë fikse, por duke marrë pozicionin e njeriut më të fuqishëm në botë, pasuria filloi t’i rritej.

Ky politikan i zhdërvjellët sot fiton në saje të paraqitjeve publike dhe motivuese, pastaj duke shkruar kujtimet dhe së fundi në saje të kontratave fitimprurëse të filmit, raporton telegrafi.

Çifti Obama ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e prodhimit Netflix, ku do të xhirojnë seriale të ndryshme (fiktiv dhe dokumentar) për të adresuar çështjet dhe problemet që i kanë preokupuar gjatë mandatit tetëvjeçar në zyrën e Shtëpinë e Bardhë, si dhe jetën e tyre pas largimit nga pushteti.

Sipas listës Forbes të njerëzve më të pasur dhe më me ndikim në botë, bilanci i llogarisë së Barack Obama është rreth 40 milionë dollarë. Kjo është, sipas Forbes, gati 30 milionë më shumë se kur hyri në politikë në vitin 2005.

Që nga presidenca e tij, ky 57-vjeçar fitoi rreth 600 mijë dollarë në vit, dhe një burim i madh i të ardhurave ishte libri që botoi. Supozohet që nga viti 2005 deri në vitin 2016, Obama fitoi mbi 15 milionë dollarë vetëm nga veprat e tij.

Megjithatë, karriera e tij me shkrime nuk ka mbaruar ende. Vitin e kaluar, së bashku me bashkëshorten e tij, Michel nënshkroi kontrata me botuesit me vlerë rreth 60 milionë dollarë, që do të thotë se në vitet e ardhshme pasuria e tyre do të rritet.

Përveç kësaj, ka edhe fjalime të shumta publike nga ish-presidenti. Çdo fjalim i tillë kap vlerat e shumave prej 400 mijë dollarë dhe që nga largimi i Obamës nga kolltuk presidencial deri më tani, ka pasur shumë prej tyre.

Çifti është i vetëdijshëm se fitimet nuk vijnë vetëm duke u mbështetur vetëm në fjalime, por edhe në investime të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse dyshja vendosën të investojnë në pasuri të patundshme.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, ata kishin gjithashtu një vilë në Uashington, të cilën e dhanë me qira. Ishte, sipas mediave amerikane, prona e dytë më e shtrenjtë në kryeqytetin e SHBA-ve. Pas përfundimit të mandatit të dytë, Barak Obama dhe familja u shpërngulën në atë shtëpi. Përveç kësaj, ata gjithashtu kanë një shtëpi familjare në Chicago me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Që kur u lirua nga kolltuk presidencial në janar të vitit 2017, Barack jeton një jetë shumë më të rehatshme sesa në detyrë. Kjo është arsyeja pse shihet gjithnjë e më shumë në udhëtime nëpër botë, në destinacione luksoze me gruan dhe fëmijët. 

6 komente në “Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obamat janë më të pasur se kurrë më parë”

  1. USA citizen says:

    Obama, Presidenti me I mire qe ka njohur historia e politikes ne USA. Asnje skandal ne tete vite Presidence, asnje akuze roze, asnje akuze per pervetsim. Respekt dhe admirim per kete cift te mrekullueshem. USA will miss Obamas

    1. jon says:

      Le te tregojme edhe disa te tjera qe Ti i di. Obama eshte drogaxhi dhe homoseksual ja ku eshte fakti https://www.youtube.com/watch?v=nwgD-8Bj_Qs. Sigurisht qe Larry Sinclair u vra pas ketij rrefimi. Obama eshte dobic sepse asnje ne bote dhe as Obama vete se di kush eshte mama apo babai i tij qe e kane lindur. Me fal per gjuhen por se di nqs se shqipja ka fjale tjeter te pershkruaj nje njeri te tille. Prandaj per Obamen s’ekziston certifikate lindjeje. Por kryesorja qe Obama eshte “kaqe i mire” eshte sepse ai ishte me te vertete “Puppy” i elites. Ku na doli ky zezak kaqe i zgjuar per here te pare ne histori? Por kryesorja eshte komplet dicka tjeter. Obamen edhe ne pergjithesi per asnje zezak s’lejohet te thuash as se kane floke te shkurtera se te akuzojne per rracizem. Edhe per Krishtin ne USA lejohet te thuash cfare te duash por jo per Obamen dhe rracen e tij. Por formula e elites per te dominuar shumicen e evropianeve ne boten perendimore eshte PAKICA Kombetare. Jane keta , zezake, homoseksuale, emigranete, cifute , te drejtat fetare, multikulturore etj . Gjen Ti dot nje postim nga media kryesore apo nga ndonje njeri me pushtet qe te kritikoje pakicen? Kush kritikon Trump lavederohet dhe shperblehet.Te drejtat e pakices jane vendosur mbi te drejten e shumices. E kane kthyer realitetin me koke poshte. S’ka mundesi tjeter si pakica te dominoje shumicen. 8 vitet e Obames jane turp per ata qe krijuan USA. Mbase me te drejte nga ana tjeter sepse USA eshte duke vdekur dhe Trump mbase perpiqet ti jape pak dinjitet ne momentet e fundit. Sic e tha edhe Trump ” American dream is DEAD”

    2. Maelga says:

      USA is already missing them.
      Excellent couple, excellent.

  2. Adi says:

    One of the best world leaders.

  3. aaaaaaaaaas says:

    Ky ishte si lyli ne bashkin e TR.

  4. Maelga says:

    Nuk ka fjale te mjaftueshme ta pershkruash kete cift presidencial.
    Nje President dhe Zonje e Pare me te vertete simpatike, inteligjente, brilante, te drejte, te ndershem, te suksesshem, per veten e tyre dhe per Ameriken.
    Presidenti Obama, nje nder liderit me te mire ne bote.
    Michelle, nje Zonje e Pare brilante, qe mund te kishte qene nje Presidente brilante.
    Dhe duke qene se artikulli permend pasurine, cdo gje, cdo cent, cdo arritje dhe sukses ne jete e kane arritur me forcat, zgjuarsine, mencurine, diturine, dhe bonsensin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje