VIDEO tronditëse: Po therte me thikë të dashurën, ndërhyn policja dhe qëllon për vdekje 30 vjeçarin

15 Gusht 2018, 10:14Lifestyle TEMA

Një police ka arritur t’i shpëtojë jetën një gruaje që ishte viktimë e dhunës në familje.  

Gruaja po goditej me thikë para apartamentit të saj në Las Vegas nga i dashuri, kur në momentin më kritik ndërhyri policja. 

Në pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e polices Daniell Cino, shihet se si ajo urdhëron sulmuesin William Fuller, të hedh në tokë thikën, por 30-vjeçari nuk iu bind urdhrave, por tentoi të sulmonte edhe atë. 

Megjithatë, kjo bëri që policja të qëllojë në drejtim të tij, duke i shkrepur dy plumba. 

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital agresori nuk arriti të mbijetonte. 

Ndërkaq gruaja që po goditej me thikë nga i dashuri i saj fatmirësisht arriti t’i mbijetojë edhe pse mori plagë të shumta. 

Sipas raportit të policisë, sulmi kishte filluar brenda apartamentit por viktima kishte arritur të dalë jashtë, ku edhe kishte ndodhur therja me thikë. 

Ishin fqinjët ata që lajmëruan forcat e rendit. (TemA) 

1 komente në “VIDEO tronditëse: Po therte me thikë të dashurën, ndërhyn policja dhe qëllon për vdekje 30 vjeçarin”

  1. Berti says:

    Te lumte dora, kjo quhet Polici’ ,po ato kane dhe gjykates te drejte qe bejne Drejtesi, ndersa tek ne gjykatesit e korruptuar do ta mirshin ne qafe kete Police trime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje