Qytetarët sulmojnë kryeministrin dhe akuzojnë Bashën: Je një ushtar i Ramës

15 Gusht 2018, 20:44Politika TEMA
Qytetarët sulmojnë kryeministrin dhe akuzojnë Bashën: Je

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, për të përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet projekteve që sipas tij do realizohen, sot kryeministri Rama ka postuar një video me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Përmet.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të Kishës 500 vjeçare të Fjetjes së Shën Mërisë në Kosinë të Përmetit, një prej 100 fshatrave dhe pjesë e Programit Rrugët e Besimit, ku ka përfunduar ndërhyrja e parë dhe e plotë restauruese pas 38 vjetësh lënie në harresë, ju uroj gëzuar Ditën e Shën Mërisë”.

Por pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza ndaj kryeministrit, edhe pse zyra e tij nxiton të fshijë komentet që mund të mos i pëlqejnë Ramës.

Një qytetar shkruan “Keni harruar fshatin kryesor ne Permet Frasherin Rruga Permet-Frasher esht 40 km dhe do 2 ore e 30 min me shku.”

Po ashtu, një tjetër qytetar shkruan “Lani mekatet o mavri, kerkoji te gjithe deputet te zhyten per larje mekatesh , mgjs politikanet e sotshem nuk i lane dot as nje oqean.”.

Ndërsa një tjetër qytetar, duke ju referuar projektit të shumëreklamuar të Ramës për “100 fshatrat” shkruan “100 fshatrat po po asnje fshat spo shohim o kryeminister apo i ke lene per mandatin tjeter”.

Disa nga komentet e qytetarëve:

3 komente në “Qytetarët sulmojnë kryeministrin dhe akuzojnë Bashën: Je një ushtar i Ramës”

  1. Zigur Qarri says:

    Fotografi qe ne fakt duhet ti postoje Ministrja e kultures,i poston Kryeministri,dhe kjo e perhershme!!!
    Te mos lejosh vendasit(banorët e Nivicës) te bejn plazh ne ranishten e Kakomese,vetem nje qeveri
    antishqiptare mund ta beje.Ranishtet jan toka shtetrore,dhe asnje individ nuk ka te drejte ta beje
    pronen e tij.Por fatkeqsisht,rasti i Kakomese nuk eshte i vetmi,kilometra pa fund jan pushtuar nga
    horrat,me aprovin e qeverise mafioze te rames tani,si dhe nga ata qe ishin para tij.

  2. K. M. Tusi says:

    Kryeministri duhet pyetur per ato qe ka bere, se edhe Zotin e kap mat me ato qe s’ka bere!
    Ai flet per riparimin e kishes 5…, i kerkohet te beje rrugen e Kakomese, se po te bente rrugen e Kakomese, dikush do i thoshte, lere rrugen, por shiko kishen 5…

    Sa vrima pambyllur ka Shqiperia…

    Nastradini e beri shtepine e re me rrota. Kur dikush i bente verrejtje perse ballkoni nuk ishte nga jugu, ia dilte jashte dhe e rrotullonte shtepine ta nxirrte ballkonin nga jugu…

  3. astrit says:

    Pushtimi i bregut te detit nga shezlonget privat apo individ te fuqishem eshte nje skandal qe se kam pare ne asnje vend te evropes. mendesi horash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje