Shtrenjtohen deri në katërfish biletat e avionëve nga Tirana

16 Gusht 2018, 17:12Ekonomia TEMA

Çmimet e biletave të avionëve janë rritur sërish, por këtë herë për udhëtimet nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se, çmimi i një bilete fluturimi nga Tirana drejt Milanos për javën tjetër nis nga 274 dollarë, në një kohë që kthimi kushton gati 4 herë më pak.

“Në Shqipëri, fluturimet ajrore janë të ndikuar shumë nga lëvizja e emigrantëve. Lëvizja e tyre ka atë periudhën kohore si zakonisht, vijnë në korrik dhe ikin në gusht. Duke qenë se është kërkesa më e madhe, oferta është e njëjtë si në dimër, edhe në verë. Atëherë çmimet rriten”, tha Besnik Vathi, sipërmarrës agjencie turistike.

Por, çmimet e biletave në Shqipëri nuk janë të shtrenjta vetëm kur ka fluks.

“Duke parë tendencën, jo thjesht për një periudhë të caktuar, por në përgjithësi vjetore apo të përvitshme, çmimet e biletave të fluturimeve ajrore në Shqipëri janë shumë më të larta sesa ato të vendeve fqinje, si Prishtina, Podgorica, Ohri, Shkupi, apo edhe Korfuzi”, tha më tej Besnik Vathi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, përmes Rinasit fluturuan mbi 1.6 milionë udhëtarë, ose 200 mijë më shumë sesa një vit më parë. Ky është një fluks më i madh sesa ai i vendeve fqinje. Por, atëherë, përse biletat në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë?

“Faktori i parë është Aeroporti i Rinasit, që ka shpenzime shumë më të larta sesa aeroportet e tjera. Faktori i dytë është karburanti, që te ne shkon gati 25-30 për qind më shtrenjtë për avion. Faktori i tretë janë taksat aeroportuale, që ne i kemi shumë më të shtrenjta se në çdo vend tjetër”, deklaron Vathi.

Qeveria ka hapur procedurat për hapjen e Aeroportit të Kukësit, si dhe ndërtimin e një aeroporti të ri në Vlorë. Paralelisht, Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë nisur auditimin e koncesionit të Aeroportit të Rinasit.

Sipas qeverisë, këto masa do të sjellin uljen e çmimit të biletave, të cilat shqiptarët prej vitesh i paguajnë shtrenjtë. Ndërsa në qershorin që vjen pritet të nisë fluturimet edhe “Air Albania”.(TCH)

8 komente në “Shtrenjtohen deri në katërfish biletat e avionëve nga Tirana”

  1. Laku says:

    Kjo eshte nje arritje e qeverise dhe premtim i mbajtur fushate i shakaxhiut te gjate.Tani filloni shani ju Rlindas qe shisni dhe bythen per nje rroge ne thtet.

    1. Luanda citizen says:

      Mbeshtes mendimi tuaj, u ankuan me tradhetine e Fatosit, kur paska me keq akoma.Prisni sa te dali edhe avioni”Air Albania” nga oficina e do ulen cmimet e Rilindjes.
      Prisni edhe fitoren per shitjen e detit , se vetem fitore njohin kamunistat,….

  2. Flamuri says:

    O zot!A ka kush I kontrollon keta kafshë se na moren shpirtin.Ne sikur Jemison bosa e Jo buxhetore. More njerez :A e kuptoni cfare po na bejne! Pse nuk ngrihemi per ceshtje ekonomike por për partite? Njerez te ngrihemi për ate që na takon !!!!

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Me kollaj ngjall te vdekurin se te ngrihet shqiptari per hallet e veta. Popull dembel qe kenaqet me pak bile ka raste edhe me aspak. Nuk ja ka haberin si funksionon demokracia, nuk eshte e thene te rrezosh qeverine per te plotesuar kerkesat por mund te detyrosh qeverine te ndryshoje prioritetet dhe te vere ne plan te pare ato qe populli ia kerkon nepermjet protestash. Koncensionet jepen qe te favorizohet populli jo koncensionari, nqs koncensioni rezulton i deshtuar ne kete objektiv ath anulloje dhe hap konkursin per nje koncension tjeter, nqs qeveria ka ne dore te uli taksat dhe cmimin e karburantit te avioneve dhe kjo sjell ulje te cmimit te biletes le ta beje, nqs nuk e ben t’ia kerkojm me te mire e nqs nuk kupton ka edhe hu. Cmimi i ujit u rrit, pa njeri ndonje ndryshim, po jep njeri ndonje sqarim se sa leke mblidhen e si po investohen e kur pritet te kemi uje 24 ore ne rrubineta. Ka probleme plot per te cilat paguajm taksa e nuk marrim sherbimin e duhur e per te cilat mund te protestohet por KM jam i sigurte qe nqs shqiptaret dalin ne proteste per problemet e tyre do ju thote na shkruani ne portalin e qeverise dhe do merrni pergjigje. E kuptoni pse KM i jep kaq rendesi portalit te qeverise, sepse ne kete menyre njerezit ankohen individualisht e nuk arrijne te bashkojne zerin e tyre, ankohen nga divani i shtepise duke evituar grumbullimet e protestat. Praktikisht portali i qeverise po krijon nje psikologji popullore asociale ku secili per vete e zoti per te gjithe duke rritur ndjenjen e individualizmit ku gjithkush thote ishall zgjidh hallin tim pa VL te tjereve. Qeveria eshte aty per t’ju degjuar, skeni pune dilni protestoni, skeni ilace dilni protestoni, skeni uje 24 ore dilni protestoni, plehrat ju mbysin lagjen dilni protestoni, cmimet jane te paperballueshme dilni protestoni, nuk perballoni dot sherbimin shendetesor dilni protestoni, doni rroga me te larta dilni protestoni, taksat jane shume te larta dilni protestoni. Doni transparence per PPP e koncensionet dilni protestoni. Protestat vetem e shendoshin demokracine dhe permiresojne qeverisjen, mos kini frike te protestoni se po protestuat kunder Rames vjen Saliu, protesta per nje jete me te mire nuk rrezon qeveri, qeverite rrezohen vetem me vote.

  3. kasem gahinji says:

    ato cmima jane teresisht abuzim.cimi i karburantit eshte cmim shumice per avionet.eshte thene me kohe qe taksat aeroportuae jane abuzive.ndaj sheti duhet te nderhyje.kjo qe ndodh ehte gabitje e hapur.nje nga masat qe duhet te merren e keto raste eshte jo vetem hapja e shpejee aeoportit te kukesit,por vendosje e nje takete jashtezakoneshme,qe t veje mendja rrotull agjensive.pokeshtu, duke llogaritur koston,shteti te vere cmim tavan.fluksi nuk ka te beje me rritjen,por meuljene cmimit.shton xhiron,shton edhe sasine e avjoneve,po te duan,por kurre 5fishimin e biletave.asgje nuk ka ndryshuar ne cilesi,asnje investim per cilesine.atehere pse rritet cmimi?mua me duket se cileia sherbimit eshte ne renie.ka vonesa te pajutiikuara dhe te pandeshkuara.nuk them qe mund te kete edhe ndnje afere korruptive ne autoritein e aviacionit civil.pse keto cmime vetem ne largim?dje ne nje gazete te perditeshme thuhej se bileta e ardhjes nga italia eshte 50-60 euro.nuk e di sa eshte e sakte,por nese eshte keshtu kemi abuzim

  4. Gano says:

    Ky po qe eshte motiv per proteste.Po jo proteste per bythen e Salishpelles.

  5. lalai says:

    Sa mirë ja bëjnë atij populli bythqir…..!!!!

  6. Aldo says:

    Shqiptaret frikacake. Si ne diktature si ne demokraci. Edhe mirditoret u cuan ne proteste per te shkaterruar nje pllakate guri i cili ishte flamuri turk. Dhe idioteve iu duk vetja si supermeni. Megjithese Turqia i beri me hidocentral dhe i shpuri driten elektrike. Gjithsesi breshka ferren do.Shqiptaret e fshehin koken si struci sa here duhet te ngrihen e te protestojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje