Raporti i BSH: 142 milionë euro kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit

11 Gusht 2018, 21:13Ekonomia TEMA

Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë fluturuar jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale.

Fluksi i parave kësaj radhe, ndryshe nga tetor-dhjetori i vitit 2017 (50 milionë euro) , ka qenë në drejtim të kundërt, duke u futur nga jashtë në ekonominë shqiptare, ose duke u prodhuar nga ekonomia informale.

Ndërkohë për tremujorin e parë, treguesi i raportit mes eksporteve dhe importeve është 354 milionë euro, 43 milionë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Vet llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend, regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 164.6 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 11% në nivel vjetor.

5 komente në “Raporti i BSH: 142 milionë euro kanë ‘fluturuar’ jashtë vendit”

  1. says:

    Në BE për 30 euro në western union., të mbajnë 5 euro komision, të firmosësh pagesën, një kopie kartës së identitetit dhe rrezik të pushohesh nga puna., ndërsa ne s’ja dimë rendesin lekut.

  2. Lili says:

    Tash ato pare kane kaluar ne lavatricen albania, edhe jane pare te ´legalizuar’ ku do na tregojne se kane shitur nje prone n’albanistan edhe jane ato pare qe po i marrin..

  3. Ilo says:

    Destinacioni? Parajsat fiskale? Motivi ikin nga frika sekuestrimit? Vetingu?? Na thoni BSH!

  4. Gazi says:

    Guvernatorin e BSH e sollen me pompozitet te madh.Po ky me sa duket e ka vene e njejta klike qe vuri Fullanin.

  5. Mikel says:

    Lavatrice si gjithmone.Telenovela vazhdon.Asgje nuk ka ndryshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje