Pse projektet me PPP për rrugët mbeten një alternativë e favorshme për investimet

9 Gusht 2018, 11:38Ekonomia TEMA

Debati publik i nxitur nga qellimet politike ka krijuar perceptimin negativ per Partneritetin Publik Privat ne infrastrukture. Shumica e analizave bazohen mbi deshira e vullnete politike dhe aspak mbi argumentet teknike te formave te investimit ne infrastrukturen rrugore.

Ajo cka i bashkon gjithe eshte konstatimi se Shqiperia ka nevoje per investime rrenjesore ne infrastrukturen kryesore rrugore veri-jug dhe lindje-perendim.

Forma e pare me te cilen qeveria mund ti kryeje keto investimi jane procedurat e prokurimit me fonde te Buxhetit te Shtetit. Ne kete rast qeveria merr borxh per te siguruar parate te cilat ja ve ne dispozicion privatit per kryerjen e investimit.

Forma e dyte eshte ajo e koncesionimit ku privati nderton gjithe rrugen me parate e tij dhe merr mbrapsht parate dhe fitimin duke vendosur nje sistem pagese qe e shlyen vleren e investimit.

Forma e trete mbetet Partneriteti Publik Privat ku privati nderton rrugen me financimin e tij dhe shteti ja kthen me keste plus interesin ne nje periudhe disa vjecare. Ne kete rast rruget nuk parashikohen te kene pagese per kalim.

Ne cfare kushtesh eshte sot Shqiperia? Niveli i borxhit publik eshte aq i larte sa eshte e pamundur qe te merret borxh per te perballuar investime te medha ne infrastrukture.

Alternativa e dyte e koncesionimit per ndertim dhe me pas vendosje pagese nga privati mbetet e pafavorshme. Mbi te gjitha per shkak te mundesise se vogel te qytetareve shqiptare per te perballuar rruget me pagese por edhe per shkak te kostos se larte per ndertim nga e para te rruges dhe trafikut relativisht te ulet tarifa do ishte e larte.

Alternativa e trete mbetet ne keto kushte zgjedhja me e mire per qeverine shqiptare.

Permes kontrates me PPP te paketes “1 miliard per rindertim” duhet thene se Orikum-Llogara, Thumane-Kashar, Milot-Balldren dhe Rruga e Arbrit do te jene pa pagese kalimi per qytetaret.

Ne keto kontrata kompania private merr persiper projektimin, financimin, ndertimin dhe dorezimin e vepres tek shteti te perfunduar.

Cdo rrisk e te papritur ne zbatimin e projektit qe deri dje e merrte persiper Buxheti i Shtetit tanime e merr persiper privati.

Nese me praktiken e meparshme krijoheshin vonesa te medha ne perfundimin e vepres dhe koston e vonesave e perballonte Buxheti, ne kontratat me PPP vepra merret e plote brenda 2 vitesh.

Nese me pare kerkohej hapesire e nevojshme per te marre kredi pa tejkaluar nivelet e lejuara te borxhit publik, tashme gjetja e financimit merret persiper nga privati.

Nese ne projektet e deri tanishme jemi deshmitare te rritjes se kostove me 40-100% krahasuar fillimin me perfundimin, ne kontratat me PPP Projektit i parashikohet tavani i buxhetit dhe kostove qe ne fillim.

Pavaresisht se garantohet nga qeveria, huamarrja konsiderohet private dhe jo publike duke mos renduar treguesit e borxhit.

Nese deri tani per kryerjen e investimit duhej qe qeveria te llogariste pagesa te larta nga Buxheti i Shtetit qe ne fazat e hershme te projektit, permes paketes *1miliard per rindertim*, vepra merret e plote brenda 2 vitesh ndersa likujdohet ne shtrirje kohore per 13 vjet. Norma e interesit te parase e percaktuar nga niveli i Bankes Qendrore 5.2%. Pagesat nga Buxheti kryhen vetem pasi privati ka kryer nje pjese te konsiderueshme te investimit.

Ne skemen e ndjekur permes financimit nga Buxheti, kostoja e mirembajtjes mbetet tek Buxheti dhe taksapaguesit.  Pas kolaudimit te vepres, privati nuk mban asnje pergjegjesi duke transferuar barren plotesisht tek shteti.

Ne kontratat me PPP te projektit *1 miliard per rindertim* privati brenda asaj kostoje totale merr persiper dhe mirembajtjen per gjithe periudhen e koncesionit. Kjo e ul barren nga buxheti por edhe e ben privatin te jete i intetesuar te ndertoje me cilesi te larte pasi perndryshe do kete shpenzime me te medha po vet ai gjate mirembajtjes.

Per te qene me konkrete ne cka thame me siper le ti referohemi nje shembulli te fresket per gjithe shqiptaret, rruges Tirane-Elbasan.

Projekti eshte hapur sipas skemes klasike me financim nga buxheti dhe kredimarrje te qeverise.

Kosto fillestare e projektit llogaritet te kete qene 312,552,058 USD per te gjithe rrugen. Kaq mendonte qeveria ne ate kohe qe kushton vepra dhe qe mund ta permbyllte ate ne vitin 2014.

Kosto e rruges sot kur ende nuk ka perfunduar ka arritur jo pak por 449,318,704 USD. Te gjitha rrisqet e projektit i ka marre persiper Buxheti i Shtetit duke u renduar konsiderueshem. Nga fillimi deri me sot Tirane-Elbasan ka ngrene 136,766,646 milion USD me shume se sa u mendua dhe tenderua ne fillm.

Edhe rreshqitja e fundit ne segmentin nga Kerraba ne Elbasan duke qene se ka ndodhur pas dorezimit te vepres ja ka kaluar faturen Buxhetit te Shtetit.

Nga 7,3 milion euro qe ishte kosto mesatare per kilometer ne fillim per segmentet 1 dhe 3 ajo tashme ka shkuar ne 11,9 milion euro. E gjitha kosto e transferuar ne Buxhetin e Shtetit.

Nese rruga kushtonte 312 milion USD ne fillim, tanime jane shpenzuar 450 milion dhe ende ajo nuk ka perfunduar.

Nuk ndalet vetem ne 450 milion USD pasi nese llogaritet kosto qe duhet per mirembajtjen e rruges ne vijim dhe shlyerjen e kredive te marra bashke me interesat, shifra arrin shume me lart se kaq. Mbi te gjitha, do te jete e pamundur qe kjo rruge te mirembahet me Buxhetin e Shtetit dhe rrjedhimisht gjasat jane te medha qe pas perfundimit shqiptaret te paguajne per te kaluar.

Nje element i fundit. Kosto e projektuar per ndertimin e 1 kilometer tunel ne Tirane-Elbasan del te kete qene 43,101,388.75 USD. Nderkaq, te mos harrojme se pretendimet per shifra te larta ne projektet e paketes *1 miliard per rindertim* do duhej te llogarisnin edhe faktin se disa prej veprave me PPP kane te projektuara gjithashtu tunele qe e rrisin koston totale, vepra arti si nenkalime, mbikalime dhe ura. Mbi te gjitha autostradat jane me standartet evropiane te kategorise A cka deri me sot thuajse asnje segment rrugor ne Shqiperi nuk i ka.

9 komente në “Pse projektet me PPP për rrugët mbeten një alternativë e favorshme për investimet”

  1. Genci says:

    Cdo gje private ne kapitalizem.shkolla private,rruge private,aeroporte private,spitale private,plazhe private,ministri private,presidenc private,ushtri private,polici private,lista e pafund.Dhe te gjitha keto me paret e popullit(publikut,se keshtu kane qejf ta quajne popullin kapitalistet,publik).

    1. Timi says:

      Perfekt! Bravo qeveria! Na jep rruge te nivelit A. Jo mbeturina Kandahari si te islamistit dhe dobicit te Serbise, qe vodhi ne pafundesi!

    2. Temperatura says:

      @Genci Ke ikur nga mendja vella. Fresko koken sepse jo te gjitha qe thua ti jane private si policia apo ministrite. Qetesohu vella dhe rregullohu. Nuk te ben mire per shendetin kur temperaturat kane mbrritur 40 grade Celcius.

  2. n says:

    Po autori kush eshte

  3. Grigor says:

    Komenti i Botimeve Europrint eshte me shumë vlera. Sharjet me slogane te opozites se tipit Basha nuk i prishin asnje pune qeverise. Analiza te tilla serioze e vene per muri qeverine. Britmat prej idioti te Bashes, harlisjet rrugaçerore te Kryemadhit dhe jashteqitjet nga goja te Tit Vasalit vetem sa forcojne pozitat e Rames.

  4. katarakti says:

    Ky artikull teper interesant ka vlere se eshte i qarte, per ata qe nuk e kuptonin, menyren sesi funksionojne PPP-ete.Por ka disa paqartesi apo kundershti brenda tij. Siç thuhet ne artikull keto rruge kane nje trafik te ulet , qe do te thote se nuk e shlyejne dot koston e tyre. Atehere perse ndertohen ?!
    Per nje borxh psh prej 10 million eurosh, me nje interes prej 5.2 per qind, me kosto shlyerje 13 vjet, qeverise i bie te paguaje nje mbivlere totale prej afro 3.8 million eurosh, pra 13.800 million euro. Per vetem 10 million euro !
    Po ashtu ne artikull pohohet se : « Huamarrja konsiderohet si private, por garantohet shlyerja e saj nga shteti » ?! Pra eshte nje forme tjeter borxhi e maskuar.
    Problemi eshte se zakonisht firmat private nuk riskojne te marrin persiper ndertimin e rrugeve me fondet e tyre, se nuk jane te sigurta nese do e shlyejne investimin ne kohe! Keshtu ngjau me nje firme kineze e cila kerkonte garanci se ne rast se nuk arrinte fitimin e parashikuar, do te rembursohej nga shteti ! Por ne kete rast « trau » i sporteleve duhej te mbahej nga te dyja palet. Ne kete menyre do te kontrollohej sakte sesa para hyne ne arken e firmes private.
    Per mua Europrint ka teresisht te drejte kur thekson se « PPP eshte fantastike, por me nje kusht: Kurre shteti dhe tatimpaguesit nuk duhet te paguajne asnje lek per shlyerjen e punimeve.
    Rruget dhe objektet te tjera si aeroporte, porte etj, te cilat do te ndertohen me PPP, te jene absolutisht me pagese. Nuk ka pse paguan arsimtari apo te tjere tatimpagues te kesaj kategorie, qe nuk kane as biçiklete, per rrugen, sepse ata qe i perdorin, i duan gratis. Ca me teper nuk mund te ngarkohen me borxhe edhe ata qe nuk kane lindur”!

  5. says:

    Duhet ulur borxhi publik sa më parë.

  6. Temperaturaj says:

    Temperatura,me sa kuptoj une Genci e ka per policite private qe jane me qindra qe ruajne spitalet etj me tendera qe paguhen me taksat tona dhe per ministrite qe jo rralle here ndonje minister e perdor sikur e ka prone private.Une kete kuptova nga komenti i tij qe me duket se eshte korrekt dhe me pak perqendrim kupton se cfare ka dashur te thoje. Respekte te dyve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje