Duhet informacion shtesë, shtyhet dëgjesa për ambasadoren e re të SHBA në Tiranë

17 Gusht 2018, 20:09Politika TEMA

E nominuara e Donald Trump si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, Kathleen Kavalec, pritej të zhvillonte dëgjesën në senat, por ajo nuk është paraqitur.

Duke u interesuar për të mësuar arsyet e mungesës së saj Vizion Plus pyeti zëdhënësin e senatorit amerikan Bob Corker kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë i cili dha këtë përgjigje:

“Vumë re se një numër i anëtarëve të komisionit po kërkojnë informacione shtesë. Ne do të rishohim në një seancë të nominuarin që do të shërbejë si ambasador në Shqipëri sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Rreth një muaj më parë, emri i Kathleen Kavalec u nominua nga presidenti Donald Trump si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pas përfundimit të mandatit të diplomatit Donald Lu.

Por ditët e fundit mediat amerikane shkruajnë se emri i Kavalec, dikur zëvendës ndihmës sekretare e në Byronë e Çështjeve Evropiane të Departamentit të Shtetit është e përfshirë në dosjen e debatueshme të Trump për zgjedhjet presidenciale.

1 komente në “Duhet informacion shtesë, shtyhet dëgjesa për ambasadoren e re të SHBA në Tiranë”

  1. says:

    Te ne sjellin njerëzit më besnikë të familjes Bush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje