Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë ku dy të rinj nuk i kanë ndaluar policisë duke terrorizuar kryeqytetin.
Dy të rinjtë Ervin Kodra dhe Gentian Koçi, që lëviznin me një “Tuareg” nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pranë stacionit të policisë që i kanë bërë shenjë të ndalojë.
Ata janë larguar me shpejtësi nëpër aksin e unazës.
Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe tek kryqëzimi i rrugës së Burgut ose “Jordan Misja”, dy të rinjtë janë përplasur me disa automjete e motorra.
Ata kanë zbritur dhe kanë tentuar të arratisen më këmbë ndërmjet rrugës “Jordan Misja” dhe “Don Boskos”, por efektivët e Komisariatit numër 3 dhe forcat Shqiponja kanë arritur t’i kapin duke iu vënë prangat.
Dy të rinjve iu janë gjetur dy pistoleta TT.
Një dëshmitar ka treguar tmerrin për JOQ.
“Unë isha një ndër 2-3 kalimtarët që e pamë se çfarë ndodhi. Ato tek makina VV Jetta janë lënduar, ishin një familje dhe dy gra pësuan shok dhe dëmtime në trup e në kokë.
Ata përplasën të paktën tre makina, dy prej të cilave kanë pak dëme,nNdërsa Jetta siç e shihni. Ishte një skenë si film aksion Hollywood-i, sepse ai përplasi Jetta-n që ishte në semafor dhe në ecje e sipër të makinës, shoferi doli dhe u hodh.
Policët po ashtu në ecje e sipër lëshuan ato dy motorët dhe e ndoqën sepse ai kishte armë.
E nxori të shtinte, edhe policët po ashtu. Tmerr.”
Ndërsa në rrjet është duke qarkulluar edhe një video, se si disa të rinj luajnë me policinë, duke e sjellë vërdallë në sheshin “Nënë Tereza”.
Reagimi i policisë
Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.
Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.
Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
– Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë
– Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas në rrugën “Jordan Misja”, duke lëvizur me mjetin tip “Tuareg”, i cili drejtohej nga shtetasi Gentjan Koçiu dhe pasagjer shtetasi Ervin Kodra, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”, pasi mbanin sende të kundraligjshme në mjet (2 armë zjarri pa leje), por janë larguar me shpejtësi me mjet, duke u bërë burim aksidenti e duke u përplasur edhe me 4 mjete të tjera në rrugë duke iu shkaktuar dëme materiale dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë këta shtetas janë ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë i tyre.
Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 278, 150 dhe 242 të Kodit Penal.(TemA)
Sapunin!
Sapunin. Te gjithe kallupin e sapunit. Perdite.
undefined
Dalin neser ,i nxjerr gjykata.
Idiokraci. Degjoni koqen ne videon e joq si eksitohet
Po ca i kapni,futi mor plumbin dhe heq edhe plehrat nga rruga qe mos kene probleme njerzit,vetem ne shqiperi nuk i qellojne kta qe hapin zjarr kunder policise. Ne amerike do kishte nga 30 plumba secili nga kta ne trup.
Futini Brenda per nja 10 vjet. Plehra
Pergezime policia per neutralizimin e ketyre elementeve. Kjo eshte vertete policia qe duam