VIDEO: Pamje apokaliptike, tornado përhap me shpejtësi zjarrin masiv

17 Gusht 2018, 11:58Lifestyle TEMA

Këto pamje apokaliptike vijnë nga zjarri masiv që ka përfshirë Koliforninë. 

Në to do të shikoni se si zjarri përhapet nga një tornado me madhësi të tri fushave të futbollit, kurse shtëllunga lëvizte me shpejtësi prej 230 kilometrave në orë. 

Në thellësi të këtij zjarri temperaturat arrijnë deri në 1400 gradë celsius.  

Pamjet janë filmuar gjatë muajit të kaluar, kurse ekipet e zjarrfikësve i kanë publikuar tani.  

Në këtë zjarr ka humbur jetën edhe një koleg i tyre, zjarrfikësi Jeremy Stokes, 37-vjeç. 

Stokes po u vinte në ndihmë banorëve të Redingut teksa evakuoheshin, kur ngeci në një zonë të përfshirë nga zjarri. 

Por, nuk i zjarrfikësve që humbën jetën në detyrë është duke u rritur. Tri ditë më parë është raportuar për vdekjen e një zjarrfikësi tjetër nga Utah. 

Nga ky zjarr masiv raportohet se mbi 1077 shtëpi janë shkatërruar plotësisht. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje