VIDEO: Qëlloi me armë në drejtim të tyre, policët plagosin agresorin

17 Gusht 2018, 13:50Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur polici qëllon me armë pjesëtarin e sigurimit të një dyqani që kërcënonte shefin e tij. 

Mohamed Abdalla Mahmoud, 37-vjeç, kishte filluar të grindet me shefin e tij, dhe pas disa momenteve grindjeje Mahmoudi nxori pistoletën. 

Sipas raportit të policisë pronari i dyqanit për fat të mirë nuk ishte qëlluar nga plumbat e shkrepur nga pjesëtari i sigurimit. 

Megjithatë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, polici Bryon Bunitsky plagosi Mahymoudin i cili kishte dalë para dyqanit dhe po qëllonte me pistoletë policët. 

Pas një operacioni gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, dhe pasi të dalë nga spitali agresori pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. 

Ishte policia e Las Vegasit e cila ka publikuar videon e përplasjes me armë të filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policit Bryon Bunitsky. (TemA) 

1 komente në “VIDEO: Qëlloi me armë në drejtim të tyre, policët plagosin agresorin”

  1. Jimi says:

    Policia nuk i ben temena keqbersit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje