Bllokimi i 27 ton mish, Peleshi siguron qytetarët: Në pak kohë siguria ushqimore do jetë 100%, shkelësit do përgjigjen para ligjit

18 Gusht 2018, 13:18Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nisur nga aksionet AKU bën në të gjithë vendin ka siguruar qytetarët se për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%. 

Në një prononcim për gazetën TemA, pas bllokimit të 27 ton mish që vinte nga Brazili, Peleshi thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në këtë sezon turistik për të rritur sigurinë ushqimore. 

“Në 2 muaj Aku sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës 

Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit” bën me dije Peleshi. 

Më tej ministri i Bujqësisë nuk lë pa përshëndetur punën e AKU këto muajt e fundit si dhe ka falënderuar policë dhe prokurorinë për bashkëpunimin. 

“Jemi në një sezon turistik që ka patur shumë konsum për shkak të turistëve në gjithë vendin. 

 Kjo e ka vënë AKU në një punë të shtuar për shkak se nevoja ka qenë e madhe për të kontrolluar operatorët ushqimore në të gjithë Shqipërinë për të garantuar sigurinë ushqimore. 

 Së pari larg modestisë dua ti jap të gjitha kreditet AKU së sotme pasi deri dje kjo agjenci ka qenë qokë politike në koalicionin e partive. Rezultatet nuk ia vlen të krahasohen me të kaluarën.  

Kjo tregon se kemi punë për të bërë që të flasim për siguri të standardeve europiane.  

Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit.  

Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit të njësive tregtare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%.  

Vetëm në dy muaj e gjysëm numri i gjobave ka shkuar mbi 1 mln dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori  në shkallë vendi ka shkuar në 60.  

Për këtë falënderoj policinë së pari që ka qenë bashkëpunuese dhe krahu ynë i djathtë.  

Është një kulturë e re që çdo shkeljeje ti bashkëngjitim shkelësin. Dua të falënderoj edhe prokurorinë për bashkëpunimin e ndjekjes penale të shkelësve pasi janë treguar seriozë po ashtu edhe vendimet e gjykatave, kryesisht kanë qenë të drejta”.  

Por kemi raste gjyqtarësh që nuk janë trajtuar si duhet prandaj kemi bërë ankesë në organet e larta të drejtësisë për të marrë masa për këta gjyqtarë.  

Besoj se nuk ka një rrugë tjetër se si duhet të funksionojë një institucion, ky është shteti ligjor që po flasim. Nuk themi se ja kemi dalë por jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë.”- tha Peleshi. (TemA) 

9 komente në “Bllokimi i 27 ton mish, Peleshi siguron qytetarët: Në pak kohë siguria ushqimore do jetë 100%, shkelësit do përgjigjen para ligjit”

  1. Kalec Dega says:

    ahaahahhahahhahha, si bon njoni sikur nuk e di ..kush e importon mishin e kalbur dhe kanceroz….

    ‘do siguroje 100% siguri shendetesore”…Amerika, Zvicra,Austria ,Gjermania etj vende perendimre nuk guzojne premtime te ketilla kurse te thote nje Albanistonez Pe Leshi eshte shume e guximshme ose trapllik.

    Kane kaq kohe qe shqiptaret nuk gatuajne dot mishin me ere te qelber dhe Pe Leshi u kujtua tani pasi po hapen petet e lakrorit…

  2. says:

    Në BE mishi mban era ngordhesire.

  3. LORA says:

    E besoj Ministrin e Bujqesise.
    Eshte bere pune e vertete ne rritjen e sigurise ushqimore te njerezve;jo vetem per sezonin turistik.Ne standartet e EU-se kjo pune nuk duhet te kete te ndalur.
    Besoj fort se bujqesia shqiptare eshte nje aset shume i rendesishem i ekonomise ,,,,e drejtuar shume keq pas-nentedhjetes,,,,dhe qe duhet te beje shume ne kontrata prodhimi me fermeret dhe sigurimin e tregut te tyre.
    Kjo esht e vetmja rruge e begatimit te jetes se njerezve ne fshat,,,garanci e qendrimit te tyre ne tokat e te pareve,,,dhe furnizimin e tregut me prodhimet e bujqve tane.

  4. Don says:

    zoteri prej pambuku! Keta persona qe kryejne te till aktivitet, duke helmuar shqiptaret, kryejne krime kunder njerezit. Ndaj duhen denuat maksimalisht. Po aq e denueshme eshte aktiviteti i AKU-se duke mos bere publik eratbe shoqerive qe kryejne kete aktivitet dhe te personave mbas tyre

  5. IVONI says:

    ME CUDIT KY FAKT QE BUJQESIA SHQIPTARE, SI E VETMJA FORCE PER TI SIGURUAR POPULLIT NJE “KAFSHORE BUKE”, QE KA REGRES APO ME MIRE SABOTIM TE HAPUR PER ZHVILLIMIN E SAJ , DIKUR TE PAKRAHASUESHEM , ESHTE SOT PA MINISTER ?!BUJQESIA NUK KA ASNJE LIDHJE ME IMPORTIN E MISHIT ,TE PESHKUT ETJ ETJ , POR ME ZHVILLIMIN E KULTURAVA BUJQESORE , PERMIRESIMIN E FARNAVE , SIGURIMIN E UJITJES SE TOKES BUJQESORE ,MBLEDHJEN E PRODHIMEVE BUJQESORE NE KOHEN E DUHUR DHE GARANTIMIN E SHITJES ..! KY MINISTER QE KREKOSET ME BLUSKA “SOSSI” ETJ , QE PELQEN SERENATAT ,PRA MUZIKEN E RRUGEVE , QE KA STUDIUAR ME SA DI UNE INXHINIERI MEKANIKE DHE JO AGRONOMI , QE MERET ME MISHIN E PRISHUR QE IMPORTOHET NE VEND APO ME CIRONKAT E PRESPES ETJ , ESHTE MINISTER I BUJQESISE ..!..A KA NJERES SERIOZE NE ATE VEND ?! .. KUSH E QEVERIS ATE VEND ..?! KU JANE AGRONOMET , MERCEOLOGET , PUNONJESIT E SHENDETESISE ETJ , QE DIKUR NUK JA U DINIM NUMURIN , TE MARIN NE DORE ME KOPETENCE TE PLOTE , PROFESIONALE, PROBLEMET QE KA VENDI ..?!

  6. peleshi_prej_papmbuku_lesh me tresh se me katersh keputet . says:

    C’te thuash ??? kjo rileshi , dhe ky peleshi , pasardhesi i salipambukut, bejne sikur ju ka zene shtigjet kucedra per cdo gje, ju ka lidhur duart ,dhe keta po luftojne cdo dite me dragonj e kucedra , dhe shume shpejt do ja dalin mbane, me pak fjale , sa te bejme dhe ca leke dhe do kontrollojme gjithcka, ehhhhhh popull e shifni si tallen keta ????? jane njesoj paperjashtim, duhet alternative e re perendimore , djem dhe vajza qe jane rritur pertej kufijve te integruar ne europe, dhe me vizion europian , jo me vizion orientalo shqiptaresk.

  7. Durim says:

    Vetem burgu I byll esapet.armik ipopullit.

  8. IVONI says:

    ndreqje gabimi , me bluska “bossi” dhe jo “sossi” ..! me falni per gabimin ortografik , por e verteta 100\%..!

  9. Konsumatorja says:

    Zoti Minister..
    Po Mielli?! Po Qumeshti?!
    Po baret dhe restorantet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje