Pas incidenteve që ndodhën mes tifozëve në ndeshjen e parë të kampionatit në ndeshjen Skënderbeu – Partizani, ka ardhur edhe reagimi i kreut të klubit korçar, Ardjan Takaj.
Në një prononcim të dhënë për të përditshmen “Panorama Sport”, numri një i bardhekuqve ka kërkuar që të rikthehen forcat policore në stadiume për të parandaluar dhunën mes grupeve të ultrasve.
Në të kundërt, ai thekson se presidentët e klubeve do të largohen. Takaj është shprehur i tronditur nga incideti që ndërpreu ndeshjën në minutën e 73-të të takimit.
“Shipëria nuk i ka plotësuar kushtet që të hiqen nga stadiumi forcat e policisë. Ajo që ndodhi në Korçë në atë takim është diçka që të lë shije të keqe dhe të bën që të mos mendosh për asgjë tjetër, por vetëm për atë skenë dhune. Është e pamendueshme, ku në të tilla kushte që ofron futbolli shqiptar në përgjithësi, të largosh policët nga stadiumi dhe të pretendosh të mbash rregullin me polici private”- ka thënë kreu i korçarëve.
Rregulli për të zëvendësuar policinë e shtetit me atë private në stadiume dështoi që në sfidën e parë të kampionatit për sezonin e ri futbollistik. Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë për shtyp ditën e djeshme bëri thirrje që të rikthehen në stadiume forcat policore që të kujdeset për mbarëvajtjen e ndeshjes.