Spektakël në derbin e Londrës, Chelsea triumfon përballë Arsenalit

18 Gusht 2018, 20:32Sport TEMA

Murizio Sarri siguroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje në kampionat, pasi Chelsea i tij mundi 3-2 Arsenalin në derbin e madh të Londrës.

Blutë kaluan në avantazh të dyfishtë që në fillim të pjesës së parë, falë golave të Pedros dhe Moratas, por “Topçinjtë” arritën të barazonin pa u mbyllur 45 minutat e para me Mikhtaryan dhe Iwobi.

Goli i fitores për Chelsean erdhi dhjetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, nga një tjetër spanjoll, Alonso, i cili i dhuroi tri pikët skuadrës së tij, ndërsa la me zero pikë Arsenalin e Unai Emery.

Mbrojtësi i krahut të majtë, i dëshiruar prej trajnerit të Real Madrid Julen Lopetegui, ishte protagonist në golin e parë pasi dha pasimin e fundit për Pedron, ndërsa realizoi edhe vetë golin e fitores, që ishte edhe i 14-ti për të në Premier League që prej debutimit në shtator 2016.

Loja e Arsenalit çaloi sidomos në mesfushë, ku Chelsea ishte nën kontroll pothuajse gjatë gjithë kohës, por edhe sulmi i kryesuar nga Aubameyang nuk ishte në lartësinë e situatës. Në minutën e 90-të Ramsey pati një mundësi të mirë për të barazuar, por uellsiani nuk u kordinua mirë edhe pse ishte në pozicion të shkëlqyer dhe dërgoi topin mbi traversë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje