Antoine Griezmann prej ari

18 Gusht 2018, 16:24Sport TEMA

Superkupa Europiane është trofeu më i freskët, që tani shkëlqen në listën e triumfeve të Antoine Griezmann.

Ky sukses më i fundit nuk është asgjë tjetër, veçse konfirmim se vendimi i francezit për të qëndruar tek Atlético Madrid ka qenë e drejtë, sepse edhe aty mund të kurorëzohet me nderimet më të larta në futboll.

Dhe kjo ndodh duke fituar “Topin e Artë”, një objektiv që, sipas performancës së tij, e ka më pranë se kurrë përmbushjes, që kur ai djerset nën urdhërat e Diego Simeones.

Kandidatura e francezit për trofeun prestigjioz individual është më shumë se një realitet. Tre titujt që ai ka arritur në katër muajt e fundit dëshmojnë pikërisht këtë. Trofeu i fundit u mor në Talin, në finalen kundër Real Madridit, teksa atij duhet t’i shtohet Kupa e Botës në Rusi, që e mori Francën si “7” udhëheqëse e grupit transalpin; dhe “Europa League”, që e ngriti në qiellin e Lyon me “rojiblanca”. Ky titull mbylli një sezon, në të cilin francezi ishte edhe një herë ylli i skuadrës së Diego Simeones, shkruan “Telesport”.

Është e vërtetë që Antoine nuk shkëlqeu në finalen e Superkupës Europiane, pasi “7” kishte vetëm tetë ditë trajnim para derbit europian. Ai u rikthye në punë pas pushimeve si kampion bote me Francën. Por, është gjithashtu e vërtetë që Modric, i cili është ndoshta rivali që mund të rivalizojë “Grizi” për marrjen e “Topit të Artë”, nuk ishte titullar në finalen e Talinit.

Vlen të kujtohet se në vitin 2016, Griezmann ishte tashmë në podiumin e “Topit të Artë”, duke përfunduar i treti, pas Ronaldos dhe Messit. Atë vit francezi ishte në dyert e dy titujve, Champions-it, të cilin e humbi me Real Madridin; dhe “Euro 2016”, që u luajt pikërisht në Francë dhe në të cilën përfundoi i dyti, pas rënies në finale ndaj Portugalisë. Në vitin 2018, historia ka ndryshuar 180 gradë. Sepse “Grizi” ka fituar me Atlético Madrid dhe me Francën.

Jo vetëm që shkoi me ekipet e tij në finale, por në ato lojëra ai shkëlqeu me dritën e tij. Ai e bëri atë në Lyon, kur shënoi një dopietë dhe ishte MVP (lojtari më i mirë) i asaj ndeshjeje kundër Marseille. Ai e bëri atë edhe në Rusi, kundër Kroacisë, duke shënuar një gol dhe duke shkaktuar një penallti në rastin e Mandzukic. E gjitha kjo e bën “Grizi” më afër se kurrë, për t’u quajtur lojtari më i mirë në botë.

Ai ka numra kampioni. Me 67 ndeshje, të cilat i luajti mes Atlético Madrid dhe ekipit kombëtar francez, me tre titujt e tij në xhep, kandidatura e francezit për çmimin e dhënë çdo vit nga “France Football” është favorite. Sepse me punën e tij në çdo lojë, Antoine ka shkëlqyer, ndaj “Topin e Artë” dëshiron ta fitojë.

1 komente në “Antoine Griezmann prej ari”

  1. says:

    Meksika luajti mirë, Nigeria dhe Senegali arritën të përparojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje