Te Milani shpresojnë se mund të fitojnë titullin: Juventusi do e ketë mendjen tek Champions këtë vit

17 Gusht 2018, 19:40Sport TEMA

Drejtori i Milanit, Leonardo, beson se cilki i dominimit të Juventusit në Itali, do të përfundojë, ndoshta duke filluar nga ky sezon.

Ai deklaron se këtë sezon, bardhezinjtë kanë prioritet fitimin e Champions League, dhe në Seria A, do të ketë shumë ekipe të tjera, edhe Milani mes tyre, që do ta rivalizojnë për Scudetton.

“Juventusi është favorit, dhe të gjithë rivalët në kampionat do ta kenë të vështirë, por gara për titullin është e gjatë, dhe asgjë nuk është e sigurt, pasi janë plot 38 javë për t’u luajtur.

Gjithsesi, unë kam mendimin se cikli i Juves do të përfundojë.

Ata do të përqëndrohen më shumë tek Champions League, që është edhe objektivi i tyre kryesor.

Ndaj, në Seria A do të ketë më shumë rivalë, që do ta konkurrojnë”, deklaroi Leonardo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje