Gjatë një interviste për “Cadena Ser”, ish-shoku i skuadrës së yllit brazilian ka thënë me siguri të plotë se Nejmari do të kaloje te Reali i Madridit.
Mbrojtësi anësor i Atletiko Bilbaos, Juri Berçiçe, i cili sezonin e fundit ishte shok skuadre me Nejmarin, ka pohuar se ai do të lëvizë nga PSG-ja:
“Nejmar do të kthehet të luajë në La Liga, por do të veshë fanellën e Realit dhe jo të Barcelonës”, – ka thënë mbrojtësi.
Në kampin madrilen emri i Nejmarit qarkullon prej kohësh, prej një viti, por ende nuk është bërë i mundur transferimi i tij te Reali.