Akuza e fortë nga Spanja: PSG-ja dhe Interi po trukojnë merkaton

17 Gusht 2018, 14:29Sport TEMA

Lamtumira e Nejmarit, divorci i Kristiano Ronaldos me Realin e Madridit dhe rreziku i ikjes së Modriçit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Ligës në Spanjë. Kampionati spanjoll po humb yjet dhe me të drejtë ata janë të shqetësuar.

President i Ligës, Havier Tebas, ka sulmuar klube si PSG-ja, Mançester Siti dhe Interi se po përdorin truke në merkato. Në një intervistë për spanjollen “Abc’, ai është shprehur: “Kanë ikur nga Spanja edhe trajnerë të mëdhenj si Mourinjo e Guardiola, por La Liga vazhdon të rritet. Po, do të më pëlqente ta mbaja këtu Kristiano Ronaldon, por do të më pëlqente të kisha edhe lojtarë si Levandovski.

Duhet ngritur çështja pse ekzistojnë klube-shtet, që prishin merkaton. Gjërat nuk ndodhin vetëm sepse ne bëjmë gabime. Nuk është ky rasti. Në vende të tjera ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin. E kam fjalën për PSG-në, Juventusin për blerjen e Ronaldos dhe Interin që nuk ka para të blejë një lojtar dhe më pas ofron një mal me para, që nuk dihet nga vijnë.

Truket në merkato? Për juven nuk e di, të shohim më vonë, por oferta e Interit për Modriç fsheh truke. E trukuar është edhe çështja PSG-Nejmar. PSG-ja është klub trukesh, ashtu si Mançester Siti dhe kjo sjell rrethana të tilla, që destabilizojnë merkaton dhe mediet”.

1 komente në “Akuza e fortë nga Spanja: PSG-ja dhe Interi po trukojnë merkaton”

  1. enter"" says:

    Po kur iknin lojtaret dhe trajneret e medhenj nga Italia per ne Spanje si I bie, te ishte trukim????

    Shkoni e pirdhuni.

    SERIE A eshte me e mira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje