Afrimet e reja që ka bërë Juventusi në këtë merkato të verës, sidomos në mesfushë, duket se kanë detyruar një ndër lojtarët më të vjetër të skuadrës, për t’u larguar zyrtarisht nga ekipi.
Bëhet fjalë për Klaudio Markizion i cili ka vendosur t’i japë lamtumirën bardhezinjve në ditën e fundit të merkatos.
Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Juventusit, ku falënderon Marikizon për gjithçka që ka dhënë me bardhezinjtë dhe i uron suksese për të ardhmen.
Ky ishte lojtari i dytë veteran që largohet nga skuadra e Alegrit këtë merkato, duke qenë se pak javë më parë, u largua edhe Bufon.
Me “zonjën e vjetër”, mesfushori 32-vjeçar arriti të fitonte 7 Seria A, 1 Seria B, 4 Kupa dhe 3 Superkupa të Italisë, duke u larguar në këtë mënyrë me një numër të konsiderueshëm trofesh.
Rinovimi i skuadres ne kohen e duhur eshte celesi i sukseseve.
Bufon e disa titullar te tjere,mbi 30 vjet,e ulin rendimentin e skuadres ,duhen ne mesfushe gjak i ri dhe i talentuar ,per te patur sukses.
Merkatua e vitit sportiv 2018-2019,tek sk.pretendente per tituj,ne qender te vemendjes ka qene rinovimi dhe ofrimi i lojtarve cilesor
Me lojtar mbi moshe shpejt del nga toplista e sk
per fitimin e titujve.