U arrestua për armëmbajtje pa leje, dënohet me 30 muaj burg vëllai i Lionel Mesit

16 Gusht 2018, 22:26Sport TEMA

Matias Messi, vëllai i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për armëmbajtje pa leje. Messi u dënua me 2 ½- vite burg, me vendim të gjykatës në Argjentinë, këtë të enjte, por nuk do të bëjë asnjë ditë pas hekurave. Dënimi i vëllait të yllit argjentinas është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit. Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshje me prokurorët.

Arma i është sekuestruar në fund të vitit të kaluar dhe ndodhej në një jaht me të cilën Messi ishte përplasur në Parana River. 35-vjeçari Matias Mesi u mbajt nën arrest teksa ishte në një spital në provincën Santa Fe të Argjentinës, duke u rekuperuar nga dëmtimet e pësuara nga përplasja, për t’u lënë më pas i lirë. Avokati i Messi fillimisht pranoi se klienti i tij ishte përplasur, por mohoi që të posedonte armë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje