Manchester City ka pësuar një tronditje të rëndë gjatë ditës së mërkurë teksa Kevin De Bruyne ka pësuar një dëmtim serioz në ligamentin e gjurit, sipas raporteve në Angli.
Belgu mund të qëndrojë për muaj të tërë larg fushave me një dëmtim të njëjtë me atë të pësuar dy vite më parë.
Atë vit De Bruyne qëndroi mbi dy muaj larg fushave dhe tani mund të përsëritet i njëjti skenar.
Gjatë janarit të 2016, ylli i Belgjikës është larguar me barelë nga fusha gjatë fitores së League Cup ndaj Everton.
Kjo është një goditje e rëndë për Pep Guardiola-n i cili do të vuajë në mesfushë pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Nuk e keni idene sa te tronditur jane ne Manchester, rrugeve po qajne. Guardiola eshte mbyllur ne dhome te gjumit dhe nuk pushon se qari.