FOTOT: Sezon i ri makinë e re, ky është Mercedes-i i ri 120,000 € i Romelu Lukaku-t

14 Gusht 2018, 21:08Sport TEMA
FOTOT: Sezon i ri makinë e re, ky është Mercedes-i i ri 120,000

Sezon i ri, makinë e re për sulmuesin e Manchester United Romelu Lukaku, teksa ai mbërrinte në stërvitjen e së martës.

Lukaku ka udhëtuar në Carringon me makinën e re fringo Mercedes i zi AMG-GT Coupe në përgatitjet për ndeshjen e dytë të sezonit ndaj Brighton të dielën.

Sulmuesi belg ka përshëndetur kamerat e mbledhura në qendrën stërvitore teksa është shfaqur me makinën mbresëlënëse drejt derës kryesore.

Makina e re me siguri që i ka kushtuar jo pak sulmuesit belg, teksa Coupe-ja është në shitje për një çmim fillestar 120,000 euro.

Por që për të nuk është një shifër e madhe pasi ai aktualisht fiton 220,000 euro në javë te Manchester United.

Makina është një dizajn i ri fringo i Mercedes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje