VIDEO: Një shembull nga Britania me yllin e futbollit botëror, për çmendurinë e shqiptarëve që bëjnë gjëma në timon

14 Gusht 2018, 11:49Sport TEMA

Ai është një nga tre futbollistët më të njohur në botë, pas Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për yllin e Liverpulit, egjiptianin Mohamed Salah.

Së fundmi ai është futur në telashe, pas filmimit që i është bërë nga një tifoz.

Çfarë ka bërë?

Për ne shqiptarët në fakt duket budallallëk, por policia britanike tashmë ka nisur hetimet, pasi Salah është filmuar duke dërguar një mesazh me telefon, ndërsa ishte në makinë (jo duke i dhënë, por thjesht po dërgonte një mesazh, ndërkohë që makina kishte ndaluar).

Gjë e cila është e ndaluar.

Por, ndërsa në Britani policia ka nisur menjëherë hetimet, edhe pse bëhet fjalë për një personazh të njohur, në Shqipëri dërgimi i mesazheve me telefon, ndërsa i jep makinës, është i zakonshëm.

Mjafton të bësh një shëtitje në Tiranë, dhe do të shohësh qindra drejtues me telefon në vesh, ose në dorë (sidomos femrat).

Dhe pastaj bëjnë llahtare me makinë, ndërkohë që policia mjaftohet vetëm duke bërë ndonjë apel nëpër media.(TemA)

“Mo Salah is a nice guy”-biggest myth in football. Fans are the reason he’s got a career he can at least pay them a bit of a respect. pic.twitter.com/8ALw4OAm27

— Joseph (@lewishamballack) August 13, 2018

2 komente në “VIDEO: Një shembull nga Britania me yllin e futbollit botëror, për çmendurinë e shqiptarëve që bëjnë gjëma në timon”

  1. Jo per gje... says:

    Kush te tha ty o idiot qe eshte e ndaluar te dergosh mesazh me makinen ndaluar? Un tani psh po ngas makinen ne Angli dhe po shkruaj kete mesazh keshtuqe fuck off ….

  2. AM says:

    Sidomos femrat?!?!? Mbi cilin/cilat studim/e jeni bazuar? Gazetari amatoresh, gazetari letrash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje