Luhet kampionati i 80-të, njihuni me ndryshimet

17 Gusht 2018, 12:55Sport TEMA

Sot hap siparin  kampionati i 80-të i futbollit, nga qyteti kampion në fuqi.

Skënderbeu mes shumë ndryshimesh, largimesh dhe me sytë nga KAS-i, do të tentojë të ruajë titullin.

Në këtë edicion 20% e klubeve do ti zhvillojnë ndeshjet jashtë qyteteve të tyre.

Sezoni i ri nis me skuadrën kryeqytetase që është rikthyer, por do të mungojë një tjetër emër i madh si Vllaznia që ra në edicionin e kaluar, dhe kur gjysma e qyteteve nuk marrin pjesë në Superiore prej vitesh.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me largimin e forcave të rendit nga stadiumet.

Eshtë hartuar një ligj i ri që do të jenë stjuartët ata që do vendosin rregull në stadium, por nuk është bërë e ditur ende se çfarë do të ndodhë në kategoritë e ulëta.

Në aspektin arbitrar ndryshimi i vetëm është emri i dizenjatorit të ri i cili do të jetë Sokol Jareci, që në këtë mënyrë do të zëvendësojë Petrit Brahjan, shkruan “EDS”.

Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, Komisioni i Garave ka kërkuar hartimin e një dokumenti të detajuar rreth kësaj çështje, por që do të shërbejë vetëm për edicionin e ardhshëm.

Duke marrë parasysh faktin që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk konsiderohen “të huaj”, atëherë mund të kemi një rritje të numrit të huajve në pesë.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim orën 19:45 dhe të urojmë të shohim një kampionat të bukur.

Tabela e bilancit për 10 klubet e Superiores:

2 komente në “Luhet kampionati i 80-të, njihuni me ndryshimet”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ndonese “Skenderbeu” eshte krijuar heret, dhe mori pjese qe ne kampionatin e pare ne 1930. Megjithese “Partizani” mori pjese pas 16 vitesh ne kampionat ne krahasim me korçaret, prape ka 3 kampionate me shume. Do kishte me teper nese Salihu nuk do ti kishte marre ambientet me nje firme te nje dallkauku siç ishte dhe eshte Xhemal Gjunkshi. Ambientet i mori Argita e pangopur dhe beri pallate. Prishi nje legjende.
    “Skenderbeu” vetem vitet e fundit u be skuader. Mafia i dha tituj te pamerituar. Dikur rrinte nje vit ne te paren nje ne te dyten, ndaj del 3 kampionate me pak se “Partizani” qe filloi 16 vjet pas tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje