Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka lëshuar një akuzë të rëndë kundrejt klubit italian të Romës dhe atij anglez, Liverpool, duke kërkuar që të përjashtohen nga Champions League.
Mesa duket De Laurentiis vazhdon të mbajë inat me rivalët italian të Romës, pas refuzimit të këtyre të fundit për portierin Alisson Becker.
Megjithatë, sipas presidentit të Napoli-t ky refuzim ka ardhur, pasi Roma dhe Liverpool kanë të njëjtin pronarë.
Përveç këtyre akuzave, presidenti i klubit napolitan ka shkuar më tej duke kërkuar përjashtimin e këtyre klubeve nga Champions League. “Gjithmonë kam dyshuar se pronari i vërtetë i Liverpool është i njëjtë me atë të Romës, këtë gjë ma ka thënë një zog disa vite më parë”, deklaroi fillimisht De Laurentiis. “Nëse kjo gjë është e vërtetë, këto ekipe nuk mund të luajnë në Champions League”. “Është e vërtetë që kam ofruar 60 milionë euro për Alisson, por pastaj e kuptova se pse u transferua në Angli”, përfundoi presidenti i Napolit.
Presidenti i Napolit njihet për deklaratat të tilla që krijojnë bujë në media, ku synimi i vërtetë është tërheqja e vëmendjes nga diskutimet serioze.