Donald Trump mund të jetë rekrutuar si agjent nga rusët, që në vitin 1986

19 Gusht 2018, 18:57Politika TEMA

Nga Kreig Anger

Oleg Kalugin, ish-shefi 83-vjeçar i kundërzbulimit të KGB-së sovjetike, ka një rëndësi të veçantë këto ditë, pasi përvoja e tij e bën atë një mjeshtër të skemave, përmes së cilave ishte i aftë të zinte në kurth edhe Donald Trumpin. Operacioni filloi gjatë një udhëtimi të vitit 1978 në Çekosllovaki, jo shumë kohë pas martesës së Trumpit me Ivanën.

Të porsamartuarit, ngjallën interesin e Ministrisë Çeke të Sigurisë Shtetërore (e njohur edhe si StB). Një bashkëpunëtor i policisë sekrete, filloi të vëzhgonte Ivanën, dhe e takoi atë disa herë gjatë viteve që pasuan. Mbajtja e dosjeve për çekët që ishin larguar nga vendi, ishte proçedura standarde e operimit për StB.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, duke filluar nga viti 1979, dosjet e StB thonë se “telefonatat midis Ivanës dhe babait të saj, duhej të përgjoheshin të paktën një herë në vit”. “Edhe korrespondenca e tyre kontrollohej”. Agjenti i cili raportonte për Ivanën, përdorte emrat e koduar “Langr” dhe “Chod”.

Dosjet e StB, janë vulosur me termin “tepër sekret”, mbajnë emrat e koduar “Slusovice”, “America”, dhe “Capital”, dhe flasin për një përpjekje të vazhdueshme për të mbledhur sa më shumë informacione rreth Trumpit. “StB, mendonte se kishte shumë gjasa që agjencitë amerikane ta përdornin Ivana Trumpin. Dhe ata dëshironin ndërkohë të përdornin Trumpin për të mbledhur informacione mbi elitën e SHBA-së”- thotë Libor Svoboda, historian nga Instituti i Studimeve të Regjimeve Totalitare në Pragë.

Arkivat e StB, tregojnë gjithashtu se babai i Ivanës, Milosh Zelniçek, u monitorua nga shërbimet sekrete dhe se gjatë udhëtimit të tij 1977 në SHBA për martesën e Ivanës, iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm në një aeroport. Atij iu kërkua të bëhej bashkëpunëtor, përndryshe nuk do të lejohej të dilte jashtë vendit.

Por në vend të dhënies së materialeve komprometuese, Zelniçek mund të ketë dorëzuar thjesht informacionin më minimal të nevojshëm, për të mbajtur StB jashtë jetës së tij. Nuk dihet me saktësi se kur KGB-ja hapi një dosje për Donald Trumpin. Por për policinë sekrete çeke ishte një praktikë e zakonshme, ndarja e informacionit të klasifikuar mbi Trumpin me kolegët e KGB-së.

Është e paqartë se sa vetë Trumpi dinte mbi survejimin nga çekët, por kur Mikhail Gorbaçovi, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, u ngjit në pushtet në vitin 1985 dhe prezantoi politikat e perestrojkës (ristrukturimit) dhe glasnostit (hapjes), të cilat zbutën tensionet e Luftës së Ftohtë, Trump u “infektua” thellësisht me një rast të rëndë të rusofilisë.

Në të shkuarën, pjesëmarrja e tij në politikë kishte qenë e kufizuar në nxitjen e këshilltarit të tij Roi Kun për uljen e taksave dhe gjëra të ngjashme – ose dhënien e donacioneve politike për të përmbushur këto qëllime.

Papritmas, Trump e rishpiku veten si një pseudo-autoritet mbi armët bërthamore, dhe pretendoi se mund të luajë një rol kyç në kufizimet e armëve strategjike. Trump e trajtoi këtë çështje në një intervistë me gazetarin Ron Rozenbaum në revistën “Manhattan Inc” në nëntorin e vitit 1985, në të cilën ai mbështeti nismën për frenimin e përhapjes së armëve bërthamore. “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi për mua tani” – tha ai.

Trump citoi xhaxhain e tij të ndjerë John Trump, një profesor I Universitetit MIT, i cili i shpjegoi se teknologjia bërthamore po bëhej kaq e thjeshtësuar, sa që “një ditë do të jem duke ndërtuart një bombë në bodrumin e shtëpisë tënde”.  Trump artikuloi një metaforë të ngjashme në intervistën që dha për “The Washington Post” .

”Disa njerëz kanë aftësi për të negociuar. Është një art që në fakt është i lindur. E ke ose jo” Mungesa e besimit nuk ishte problemi i tij. “Mund të më duhet vetëm një orë e gjysmë për të mësuar gjithçka mbi raketat. Gjithsesi unë mendoj se e di shumicën”- tha ai.

Disa muaj më vonë, në vitin 1986, ai këmbënguli të takonte Bernard Loun, një kardiolog nga Bostoni, i mire-njohur për shpikjen e defibrilatorit, dhe ndarjen Çmimin Nobel në Mjekësi me Jevgeni Shazov, mjekun personal të Mikhail Gorbaçovit.

Pastaj Trump shtërngoi duart me mjekun rus, duke iu mburrur se i mjaftonte një orë takim me Gorbaçovin, për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë. Pas tërheqjes së Nobelit, Loun dhe Shazov shkuan në Moskë ku takuan Gorbaçovin, udhëheqësin e ri sovjetik. Jo shumë kohë pasi u rikthye në SHBA, Loun mori një mesazh nga Trump.

Asokohe, Loun nuk kishte dëgjuar kurrë për të, por fshehurazi shpresonte që Trump mund të kontribuonte në Fondacionin e Kërkimeve Kardiovaskulare. Ata u takuan në zyrat e Kullës Trump. “Më trego gjithçka që di për Gorbaçovin”- më tha Trump. Pas 20 minutash apo më shumë duke treguar përvojën e tij nga takimi me udhëheqësin sovjetik, Loun u ndje i poshtëruar, kur vuri re se Trump nuk po dëgjonte.

“Mendova se kishte tjetër gjë në mendje, por nuk e dija se çfarë”. “Pse doni të dini mbi të?”- e pyeti Trumpin. Ky i zbuloi planin e tij të madh. “Nëse unë kam informacion për Gorbaçovin, mund t’i kërkoj mikut tim të mirë Ronit, të më bëjë ambasador të SHBA-së në Moskë”. “Roni?”- pyeti Loun. “Ronald Reganit”- sqaroi Trump.

Pastaj ai përsëriti se brenda një ore nga takimi me Gorbaçovin, do t’i jepte fund Luftës së Ftohtë. “Më tmerroi arroganca dhe injoranca e tij mbi kompleksitetin e njërës nga çështjet më të ndërlikuara me të cilat ballafaqohen njerëzimi! Ai besonte se mund ta zgjidhte atë brenda një ore!?”- kujton ai.

Falë Gorbaçovit, “ariu” rus kishte më në fund një fytyrë miqësore, por KGB-ja jo. Ajo mbeti organizata më efektive dhe më e frikshme e mbledhjes së informacioneve në botë, me më shumë se 400.000 oficerë brenda Bashkimit Sovjetik, dhe 200.000 roje kufitare, për të mos përmendur një rrjet të madh informatorësh.

Dhe kjo nuk përfshinte edhe Drejtorinë e Parë (FCD), të ngarkuar me mbledhjen e inteligjencës së huaj. Ajo kishte rreth 12.000 oficerë dhe drejtohej nga gjenerali Vladimir Krushkov, një aparatçik komunist i linjës së ashpër, që dukej të ishte duke u notuar kundër rrymës së historisë. Nga një përmbledhje e memove të tij gjatë periudhës 1985-1984, rezulton se ai ishte thellësisht i shqetësuar se KGB-ja nuk kishte arritur të rekrutonte mjaftueshëm agjentë amerikanë.

Ai urdhëroi oficerët e tij të përpunonin jo vetëm të dyshuarit e zakonshëm majtistë, të cilët mund të kishin simpati ideologjike me sovjetikët, por edhe njerëz të ndryshëm me ndikim, si biznesmenë të shquar. Dhe kështu nisi nën orkestrimin e Krushkov, edukimi politik i Donald Trumpit në marsin e 1986-s, kur u takua me ambasadorin sovjetik në Kombet e Bashkuara Juri Dubinin dhe vajzën e tij Natalia Dubinina.

Kjo e fundit, pjesë e delegacionit sovjetik në OKB, ishte një figurë interesante, në atë që misioni sovjetik ishte gjerësisht i njohur për përfshirjen e agjentëve të KGB-së. Kur Juri Dubinin mbërriti në Nju Jork, e bija e shoqëroi fillimisht në Kullën Trump.

Mbetet e paqartë nëse ishin marrë masat paraprake, për këtë takim tejet të pazakontë midis një diplomati të lartë sovjetik dhe Trumpit. Disa muaj më vonë, Trump deklaroi:”Jam në bisedime për ndërtimin e një hoteli të madh luksoz pranë Kremlinit, në partneritet me qeverinë sovjetike”.

Më 4 korrik 1986, Trump shkoi në Moskë me Ivanën dhe dy ndihmës. Ai kontrolloi vende të ndryshme potenciale për një hotel, duke përfshirë disa zona pranë Sheshit të Kuq. Ai qëndroi në një suitë në Hotelin Kombëtar, ku Vladimir Lenini dhe gruaja e tij kishin qëndruar në vitin 1917.

E gjithë vizita u vëzhgua nga afër nga KGB-ja.

Pas udhëtimit, “The New York Times”, raportoi se Trump ishte takuar në Moskë “me udhëheqësin sovjetik, Mikhail S.Gorbaçov”. “Tema e dukshme e takimit të tyre ishte ndërtimi i mundshëm i hoteleve luksoze në Bashkimin Sovjetik nga zoti Trump. Por thirrjet e zotit Trump për çarmatimin bërthamor, ishin gjithashtu të njohura për rusët””.

Në fakt, takimi i Trump me Gorbaçovin nuk u zhvillua kurrë. Raporti, me sa duket, ishte vetëm një vetë-promovim në stilin Trumpian në një media të njohur. Për më tepër, ka shumë pyetje pa përgjigje, mbi atë se çfarë ndodhi saktësisht gjatë vizitës së Trump. Nuk është e qartë nëse Trump e kuptoi se kompania “Intourist” me të cilën po bisedonte për ndërtimin e hotelit, ishte në thelb një degë e KGB-së, puna e së cilës ishte të spiunonte turistët e profilit të lartë që vizitonin Moskën.

Oleg Kalugin, thotë se KGB-ja ishte e mirë-përgatitur mirë për përdorimin e videove seksuale për të prodhuar kompromat (materiale komprometuese). Asokohe, ishte një praktikë e përhapur punësimi i vajzave të reja, duke i përdorur at si prostituta për të kapur mat vizitorë politikanë dhe biznesmenë të huaj.

“Nuk do të habitesha nëse rusët kanë fotografi të Trumpit gjatë vizitës së tij në Rusi, apo të kontakteve intime me vajza të reja, që kontrolloheshin nga inteligjenca sovjetike”- tha ai. Më 24 korrik 1987, gati menjëherë pas kthimit të Trump nga Moska, një artikull u shfaq në “Executive Intelligence Review”, duke sugjeruar se diçka e mistershme po ndodhte mes tij dhe Kremlinit. “Sovjetikët thuhet se po kërkojnë më shumë mirësjellje, një kandidim të mundshëm presidencial nga Donald Trump, ndërtuesit të njohur nga Nju Jorku, që ka bërë pasuri përmes spekulimeve me pasuritë të paluajtshme, dhe kontrollon interesat e krimit të organizuar në këtë fushë”- thuhej në artikull.

A po përkrahin vërtet sovjetikët Trumpin për të garuar si president? A po e merrte ai në konsideratë këtë mundësi? Trump sponsorizoi disa intervista të tijat në mediat amerikane, duke kritikuar disa aspekte të politikës së jashtme të SHBA-së.

Ndërsa një artikull i botuar në “Times”, sugjeronte se Trump mund të bëhej pjesë e garës paraprake republikane në presidencialet e vitit 1988 kundër Xhorxh H.W Bush, asokohe zëvendëspresident në detyrë. Ai e mohoi zyrtarisht këtë pretendim.

Bush ishte shumë i fortë në garën për kandidatin republikane, dhe vetë Trump kishte një çështje tjetër me të cilën duhej të merrej. Trump e kishte ndjerë se anglishtja me theksin e rëndë çek të Ivanës, do të peshonte gjatë fushatës. Nuk qe një marrëdhënie e lumtur, dhe në fakt martesa e tij ishte një barrë që donte të lëshonte, përpara se t’i hynte një kandimi serioz presidencial. Megjithatë, synimi presidencial i Donald Trump ishte në proces.

Burimi: Marrë me shkurtime nga “New Republic”

Në shqip nga bota.al

16 komente në “Donald Trump mund të jetë rekrutuar si agjent nga rusët, që në vitin 1986”

  1. says:

    Rusia kundërshton SHBA – në në çështje sensible.

    1. plaku qejflli says:

      TëMën ore! Tani u bëre dhe ekspert në diplomaci!!!!

    2. Usa says:

      Trampi eshte njesh. Keto jane pordhe me rigon.
      Propaganda komuniste vazhdon te lulezoje

  2. Vaiti says:

    Saliu eshte rekrutuar me pare se Trapi.Saliu eshte rekrutuar nga Franca dhe Serbia ne mesin e viteve 1970.

  3. Dani says:

    Ore Po ku i gjeni keto shkrime??Late nam ore koqe gazetare ne internet cfare nuk gjen,nuk I seleksiononi ??.Kam vene re qe gjeni artikuj Per te diskretutuar presidentin dhe I botoni perdite,une jetoj ne amerike per 21 vitesh u them kete qe Trump do te jete nje nga presidentet me te mire amerikane qe do te hyje ne histori.Ai Nuk erdhi nga radhet e politikes dhe nuk perdore fjalime me gjuhen e drunjte te politikes ku flet gjithe diten dhe nuk thote asgje,ai eshte I drejteperdrejte kur flet,dhe eshte I vetmi president qe Po ve doren ne plagen me te madhe amerikane ekonomine,

    1. Epirioti II says:

      Qe Trump do te hyje ne histori, per kete jam shume dakord edhe une. Por per president i mire…nah, nah!
      Dardha e ka bishtin prape. Do rrosh dhe do shikosh.
      Ekonomia nuk eshte plaga me e madhe e USA, por elementi me i forte.
      Trumpi nuk eshte Presidenti qe ka patur rritjen me te madhe ekonomike dhe te punesimit (shume shpejt per gjykim) por Obama dhe Bill Clinton.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Dani, degjo mua lere politiken dhe vej men dollarit. Si me trump si pa trump wall street shkon na fitorja ne fitorje. Trump eshte kalimtar sot eshte neser harrohet, e vetmja menyre te ngeli ne histori eshte te japi doreheqje ose ta plasin mrena. Trump eshte republikan po aq sa eshte Obama i bardhe, Trump ka aftesi te beje per vete naivet dhe debilet te cileve ja u shet sapunin per djathe. Trump i sherben kastes tradicionale politike duke u hequr si jotradicional apo si antiestablishment kur ne fakt jane ata qe e vune aty ku eshte dhe jane po ata qe po te duan e cojne per impeachment nqs Trump leviz bishtin, jo per gje po Pence ka kohe qe po ben nxemjen per tu fut si zvendesues. Amerika e ka marre kursin e saj ka kohe, kjo e Trump eshte vetem nje devijim i perkoheshem. Te dy bashke me Xhulianin jane bo si ata burrat pleq qe duan te shijojne edhe nje aventure te fundit perpara se te shkojne ne boten tjeter. Sic kam thene edhe me perpara, rregjistrime per Trump nuk ka vetem Rusia, bota nga vjen trump e cila eshte nje perzierje e parave te krimit te investuara ne ndertim, para te pedorura per rryshfete politikanesh, para te paguara per orgjira e prostituta ka brenda dhe rregjistrime e video kompromentuese. But once at a time, there is no rush.

  4. degelisi says:

    Sa per dijeni te “Temes” eshte rekrutuar para vdkjes se Stalinit
    Ju lutemi mbaheni sekret kete qe u tregova

  5. Lumi says:

    Shqiptaret I pelqejne shume historite me spiun. Jemi popull inteligjent.

  6. TIM MILANO says:

    He is great man

  7. Toby says:

    He is great man! B

  8. Erjon says:

    Ne anglisht kti lloj ” artikulli” i thojne BS

  9. Qirsi i motres se Danit says:

    @[email protected] o pallosh, artikulli eshte botuar neper gazetat amerikane or loqe dhe se jeton ti ne Amerike prej 21 vjetesh kjo do te thote se Trapi nuk eshte spiun?
    Je ne metro mo loqe?

  10. Aleksander Thana says:

    Ti qe ke 21 vjet qe jeton ne Amerike,nuk do te thote se njeh Ameriken. Amerika te ka pare ty. Ti as nuk e njeh as nuk ke kohe e kapacitet t’ia arrish asaj dite. Vetem Manhattanin, nuk mjafton nje jete njeriu, per ta njohur mbi toke e nen toke. Dhe ne kete rast behet fjale per njeri me kapacitet e kulture .

  11. fiqo says:

    keshtu do i leverdiste gjith kelysherve te sorrosit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje