Partia Demokratike ka reaguar sërish duke hedhur akuza kundër qeverisë konkretisht ndaj kreut të grupit parlametar të PS Taulant Balla të clin e akuzon se ka lidhje me Edmond Begës shtetasin e arrrestuar pak ditë më parë.
Në një deklaratë për median Enkelejd Alibeaj tha se policia, prokuroria, Rama dhe Balla heshtin për këtë shtetas dhe nuk sqarojnë publikun për pozicionin e tyre.
Më pas depuetiti i PD ka drejtur disa pyetje kreut të grupit parlametar të PS Taulant Balla:
Çfarë e lidh Ballën me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqishëm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?
Deklarata e plotë:
Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.
Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht.
Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet.
Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.
Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?
Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke.
Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:
Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqiëshm këto dy vitet e fundit?
Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189?
A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?
Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron! (TemA)
Po ti Enkel sa here ke komunikuar me monstren e Gramshit Elmaz Hamutin e Pd. E ke numrin e kryefunderrines se Shqipërisë,,
Qene gojen o plehere politike
Dihen Banditat e PDse, nuk ka asnje diskutim.Po shume po lakohet emri i Tualet Palles me boten e krimit.Tym pa zjarr, ska thua?
O sa te “zgjuar” jeni ju te P .D se merreni me me te fortet e P .S se gjoja duke goditur ato dobsojme krejt P .S ne , po ato jane shkembenj graniti si Tahiri , Xhafaj , Daka , dhe se fundi Balla , po nuk e dini qe ju shkojne bosh . Ju nuk jeni ne gjendje te kapni me fakte dike per ta kritikuar vetem te akuzoni dini ju e asgje tjeter . Ju arrini deri aty qe edhe prokuroria gjykatat te denojne ata qe thoni ju pa ditur gje a keni fakte apo jo vetem se thoni ju duhet qe edhe organet e drejtesise te veprojne si thoni ju . Iku ajo kohe qe ato i kishit vene ju dhe benin çfar thoshte krimineli Sale , tash organet e drejtesise jane duke u bere te pamvarura , ju po e shifni vete me sy tuaj qe vetingu po ben pastrimin e gjyqsoret nga kriminelat qe keni vene ju , ku edhe per keye ju vetem te akuzoni dini duke u munduar te genjeni popullin qe prokurorine dhe gjykatat po i uzurpon Rama se mendoni ju qe te gjithe veprojne si keni vepruar ju .
Ka akoma të PD-së te pergjimet
Sa t’pshtire jeni o milet, mbroni nje politikan kriminel dhe shani nje tjeter mafjoz te politikes shqiptare.Po keta te gjithe jame te lidhur me kriminelat..qe nga Ed scobari te Presidenti ma i mire, te Gramozi Sekretar Partie , Lulezim Basha me kriminelet e Elbasanit e tjetjetjetj
Bravo Dega po kjo eshte e keqja e shqipetareve dashurohen me politiken nuk e kuptojne qe ata fryjne xhepat njehere te majtet njehere te djathte dhe bejne sikur vriten thua ti perdite me deklarata dhe kunder deklarata populli varferohet akoma me shume!