Këto foto shokuese tregojnë një fëmijë nga Jemeni, që i kanë mbetur vetëm kockat si pasojë e kequshqyerjes.
Jemeni prej kohësh është në një luftë civile, për të cilën nuk flet askush.
Por lufta e “harruar” e Jemenit ka bërë që 17 milionë njerëz të vuajnë për bukën e gojës.
Raportohet se mbi 130 persona vdesin në ditë, për shkak të mungesës së ushqimit.
Pavarësisht kësaj, Perëndimi është duke e injoruar situatën, ndërkohë që aty po vdesin jo vetëm nga plumbat, por më së shumti nga uria.(TemA)