"Kufijt", Thaçi: Dialogu me Serbinë do vazhdojë në shtator

20 Gusht 2018, 09:29Rajoni TEMA

Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për “Epoka e re”.

Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikuar se për çfarë do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton telegrafi.

I pari i Kosovës u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngjitja e opozitës në këtë proces është e mirëpritur.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje