Dibër/ Olta Xhaçka viziton familjet e prekura nga tërmeti: Vendorët indiferentë

21 Gusht 2018, 17:35Sociale TEMA
Dibër/ Olta Xhaçka viziton familjet e prekura nga tërmeti:

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në qarkun e Dibrës, në familjet e prekura nga tërmeti i rënë pak ditë më parë.

Xhaçka Kryesisht u takua me familjet në fshatin Vinjoll dhe në Dukagjin, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Nga zonat e prekura nga tërmeti Xhaçka uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ministrja shprehu mesazh për solidartetin dhe tolerancën fetare për të gjithë të pamundurit.

Gjatë këtij takimi Xhaçka tha se puna e bashkise per vlerësimin e dëmeve nuk është në ritmet e duhura, dhe se s’ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë.

Ministrja thesksoi se do jemi pranë banorëve deri në momentin e zgjidhjes përfundimtare për strehimin.

“Dita e sotme është një mesazh per solidaritet e tolerancë, veçanërisht për të pamundurit.Puna e bashkisë për vlerësimin e dëmeve jo me ritmet e duhura. S’ka asnjë justifikim për të mos qenë prezent tek këta banorë . EC dhe FA dhanë ndihmën urgjente që në çastet e para”, tha ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ndërsa forcat e armatosura dhe emergjencat civile prej ditësh kanë asistuar familjet në të gjitha njësitë administrative, banesat e të cilave janë të pabanueshme, me çadra, pako ushqimore, shtretër e bazë materiale.

Sot efektivet e FA dhe të emergjencave civile shpërndanë ushqime për të gjitha familjet, si kontribut për festën e Kurban Bajramit. Vetëm në bashkinë e Matit për shkak të tërmetit u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë të pabanueshme.

1 komente në “Dibër/ Olta Xhaçka viziton familjet e prekura nga tërmeti: Vendorët indiferentë”

  1. Dibra says:

    Ca’ tolerance fetare flitni ju mor idiota Jem nje popull pamvaresisht nga besimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje