Luftës së Bashar Al-Assad dhe kundërshtarëve afër kapitullimit, ja kështjella e fundit e kryengritësve në Siri

21 Gusht 2018, 13:59Bota TEMA

Lufta midis Bashar Al-Assadit dhe kundërshtarëve të tij po i afrohet fundit. Kryengritësit kanë nën kontroll vetëm provincën Idlib në Sirinë Veriore. Shumë vëzhgues kanë frikë për një ofensivë të trupave qeveritare.

Në Idlib është bërë ngushtë: qindra mijëra vetë nga të gjitha pjesët e Sirisë kanë kërkuar strehë këtu, në veri të vendit, në kufi me Turqinë – ose i kanë sjellë vitet e fundit këtu. Para së gjithash kundërshtarë të udhëheqjes në Damask: grupe kryengritësish arabë; të ashtuquajtur opozitarë të moderuar, islamistë militantë dhe terroristë të spektrit të Al-Kaidas.

Tani, kur kundërshtarët e qeverisë janë mundur thuajse në të gjitha pjesët e tjera të vendit, shumë sirianë dhe vëzhgues ndërkombëtarë llogarisin që një ofensivë kundër kështjellës së kryengritësve është në prag të derës. Gjenerali Mahmoud Ali, një kundërshtar i udhëheqjes në Damask thotë se Idlibin e pret një katastrofë e madhe humanitare.

“Provinca Idlib është një zonë e mbipopulluar, në të cilën jetojnë rreth tri milionë e gjysmë njerëz. Pritet që shumë njerëz të kërkojnë të marrin arratinë. Po ku të venë? A do ta hapë Turqia kufirin?”

Në këtë rast Turqia do të merrte përgjegjësinë për më shumë se një milion refugjatë, thotë Ali.

Banorët e Idlibit, që kanë jetuar gjithmonë këtu dhe që nuk duan të kenë të bëjnë fare me luftën, druhen se do të bien midis fronteve. Më parë Idlibi konsiderohej “provincë e harruar” – një rajon, të cilin qenë para së gjithash të rinjtë që preferonin ta linin pas vetes. Por sot Idlibi ka rreth dyfishin e banorëve që kishte para fillimit të luftës. Një e treta e tyre janë fëmijë.

Jan Egeland, ndihmëskoordinator i OKB-së për Sirinë kërkoi që në fillim të gushtit negociata të menjëhershme për të penguar një kasaphanë.

“Kjo zonë kërkon me forcë një zgjidhje diplomatike, kërkon diplomatët më të mirë, ushtarakët më të mirë, që mund të ulen së bashku dhe të bien dakord – duke e ditur mirë se nuk ka Idlib tjetër, ku mund të evakuohen njerëzit. Këtu ne duhet të kemi negociata paqësore dhe të arrijmë marrëveshje”, thotë Egeland.

Turqia kundër një ofensive në Idlib

Edhe qeveria turke synon ta pengojë patjetër një ofensivë, në mënyrë që në Turqi të mos vërshojnë qindra mijëra refugjatë të tjerë. Një shkak pse do të takohet Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fundjavë me Presidentin rus Vladimir Putin, me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Ahmed Ramadan, nga koalicioni opozitar sirian me seli në Stamboll është po ashtu për një zgjidhje politike.

“Po të sulmojnë rusët në Idlib, ekziston rreziku që të përdorin me armët e tyre fuqi zjarri të madhe dhe të kenë si objektiv infrastrukturën dhe rajonet e banimit të popullatës civile. Regjimi sirian nuk mund të veprojë në Idlib ushtarakisht pa dritë të gjelbër nga Rusia.”

Prandaj do të ishte edhe më i rëndësishëm një dakordim midis Rusisë dhe Turqisë, për t’ia kursyer Idlibit një përplasje ushtarake, thotë Ramadani.

Ende duket e mundur një zgjidhje me negociata. Por koha nuk pret: në dy javët e kaluara u transportuan ushtarë në periferi të provincës Idlib, edhe automjete dhe municion. Dhe pushtetmbajtësi i Sirisë, Bashar Al Assad ka bërë të ditur se do të ripushtojë çdo centimetër katror të vendit të tij.(DW)

4 komente në “Luftës së Bashar Al-Assad dhe kundërshtarëve afër kapitullimit, ja kështjella e fundit e kryengritësve në Siri”

  1. nuk ka rrug tjeter says:

    E vetmja negociar esht qe trupat kryengritse te shporren nga siria ose te qendrojn dhe te marin denimin e merituar per krime ndaj njerzimit , rrug tjeter nuk ka , nuk ka amnisti per kriminelet , ose duhet te largohen nga siria ose duhet te marin denimin e merituar ,nuk diskutojm per interesat e amerikes e perendimit qe kan mbeshtetur terroristet ne siri per qellimet e tyre politike , esht nje shtet i gjymtuar totalisht dhe duhet te kthehet qetesia.

  2. Frok Martini says:

    So nuk e zhdukin kete Hitler in asad akoma?????

  3. ce says:

    Bravo Bashar Al Asad je bere Jul Cezari i Sirisë, i munde horrat dhe banditet e IS – it . Ke hyre ne histori, je njeriu me i fuqishëm i planetit, te adhuroj

  4. jon says:

    Keta artikuj as do ta shikoninin driten e diellit nqse redaktoret e gazetes s’mendojne se lixuesite shqiptare jane idiote. Komplet idiote. Artikujt jane 90% banale por avantazhi eshte vetem se lejojne deri tani pjeserisht te drejten e fjales. Artikulli e pranon qe kejo province mbushur me te ashtequajtur opozitare dhe terrorriste por nga ana tjeter tregon dhembeshurine se ka shume femije dhe do behen krime nga Asadi. E quan edhe keshtjelle, por nenekupton terrorristet.Banalitet. Por kur Asadi u dha mundesi vecanerisht 2 vitet e fundit terrorristeve ose te carmatosen ose ti neneshtrohen ligjit, terrorrister nga gjithe Siria vendosen te vene ne Idlib. Fitorja e Asadit eshte per tu festuar ne gjithe boten. Se kuptojne akoma njeresit se per 15 vite nga 2001 deri me 2016 , dite perdite degjonim sa te tmerrshem jane keta terrorristet, se terrorrizmi do luftohet per nje kohe shume te gjate etj etj. USA e fitoi L2B ne me pak se 2 vite , kurse nga ana tjeter ka 17 vite qe lufton terrorrizmin ne Afganistan. Eshte qesharake sepse njerzit jane qesharake. Brravo Asad. Bota eshte ne paqe dhe kejo duhet festuar. Por USA si qeveri terrorriste s’rri rehat. Kerkon konflikte. Ka cekicin ne dore dhe kerkon gozhe. Eshte e veshtire per USA, sepse ska me shtete te dobeta ,si Afganistani apo Iraku. Ato qe kan ne plan te godasi USA, si Rusia, Kina apo Irani jane te armatosor. Mundesia e vetme dhe llogjike eshte si cdo lloje peroandorie( USA eshte pseudo perandori) te kalbet nga brenda ne degjenerimin e saj dhe ta lere rehat pjesen tjeter te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje