Abuzimet e priftërinjve me fëmijët, Papa: Me turp dhe pendim pranojmë mizoritë e kishës

20 Gusht 2018, 17:40Bota TEMA

Papa Françesku ka dënuar “mizorinë” e abuzimit me fëmijët nga kleri katolik dhe mbulimi që u është bërë këtyre rasteve. Në një letër të paprecedent drejtuar komunitetit të Kishës Katolike, Papa dënon me forcë abuzimin dhe bën thirrje për bashkim për të çrrënjosur “kulturën e vdekjes” nga kisha. Ai përmendi dështimin e kishës në rastin e abuzimeve.

Javën e kaluar, një raport i lexuar në një gjykatë në Pensilvani nxirrte në pah abuzimet për shtatë dekada me radhë nga ana e priftërinjve. Hetimi nxori në pah mbi 1000 raste të identifikueshme  abuzimi me fëmijë nga 300 priftërinj, ndërsa mijëra fëmijë të tjerë dyshohet se kanë qenë pre e tyre.

Hetimi gjeti prova të mbulimit sistematik që kisha u kishte bërë këtyre rasteve, ndërsa shumë prej abuzuesve tashmë janë në moshë të thyer për t’u vënë para drejtësisë. Pasi raporti u publikua, Vatikani tha se Papa ishte në krah të viktimave dhe kundër priftërinjve “grabitqarë”.

Në letrën e tij, Papa trajton skandalin në fjalë dhe pranon dështimin e kishës për të vepruar shpejt në lidhje me abuzimet. Ai përshkruan “dhimbjen që të thyen zemrën” për viktimat që “u injoruan gjatë dhe u detyruan të heshtin”.

“Me turp dhe pendim, ne e pranojmë se si bashkësi kishtare nuk ishim atje ku duhej të ishim, se nuk vepruam në kohën e duhur, duke kuptuar madhësinë dhe gravitetin e dëmeve të bëra për kaq shumë jetë njerëzish”, shkruan ai.

“Ne nuk treguam kujdes për të vegjlit, ne i braktisëm ata”, shprehet Papa më tej.

Në emër të Kishës Katolike, Papa kërkon falje për dëmet që u janë shkaktuar mijëra fëmijëve.

“Është thelbësore që ne si kishë, të jemi në gjendje të pranojmë dhe dënojmë me pikëllim dhe turp, mizoritë e kryera nga njerëzit tanë, klerikët dhe ata që iu besua misioni i përkujdesjes për të më dobëtit. Ne lejoni të kërkojmë falje për mëkatet tona dhe të të tjerëve”, thuhet në letër.  (TemA TV)

3 komente në “Abuzimet e priftërinjve me fëmijët, Papa: Me turp dhe pendim pranojmë mizoritë e kishës”

  1. says:

    S’kanë punë tjetërr prifterinjt dhe hoxhallaret.

  2. Bazarhesap says:

    Te kjo fe I kerkohet Shqiptareve te kthehen, plot me pedofila dhe manjake!!!

  3. Turi says:

    Prandaj dhe feja jua po avullon me shume e me teper ne boten ku jetojme. Jo me kot Amerika latine e cila ka qene tradicionalisht katolike. Per dite e me shume ka nje njerez ne ate vend qe po zgjedhin Islamin si fe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje