Akuzat e PD për Begon, flet hoxha i xhamisë ku falej biznesmeni, Ahmed Kalaja: Njeri i rregullt, korrekt dhe familjar

22 Gusht 2018, 13:37Kronika TEMA

Imami Ahmed Kalaja ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike për biznesmenin Edmond Bego, i arrestuar dhe liruar sot nga Greqia.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, hoxha tregon se e njeh Begon si njeri korrekt dhe familjar.  “Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt”, shkruan ai, teksa pyet, “a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!”, shkruan ai.

Ndër të tjera hoxha shkruan:

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.

Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. 

Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!”, nënvizon hoxha. (TemA)

6 komente në “Akuzat e PD për Begon, flet hoxha i xhamisë ku falej biznesmeni, Ahmed Kalaja: Njeri i rregullt, korrekt dhe familjar”

  1. Kalec Dega says:

    Undefined sunitus… e ka fajin Janullatus qe nuk beheni njerez…mbeturina te Perandorise Osmane.

    1. Hoxh Armandi says:

      Ky eshte hoxha qe tallej me ata lojtaret e kombtares privatisht me prifterinjte si tallen xhihadistet. Foto tregon qarte tipare tipike prej rrac ariane dhe pellazge. Nuk ngjan si katundar ndroqi fare. Ky eshte nje perfaqesues i fese se turkoshqiptareve.

  2. Latif Dreqi says:

    El-hamdurillah, po pate thene hoxha ashtu do jete.
    A ju shkerdhefsha robte ne gopt me gjithe hoxhallare e Taulant Balle. Po si mor qener e bij qenerish, bandite e kryebandite qe nuk late gje pa bere, na i shisni trafikantet, banditet, kriminelet si te qene artiste e shkencetare?! Ptu ju dhjefsha rracen, ndyresira!!

  3. mmoisiu says:

    Njeri serioz ky Mond Bego ,me nja pese emra te ndryshuar ,me 21 vjet denuar ne Itali per trafikant droge dhe perfundoi me gjykatesit qe i qeroi Vetingu ,me nje denim skandaloz prej nje viti ! Interesante qenka sipas zotit Balla se femijet i paska shembullor ,si duket Balla po e pergatit ta rregjistroje ne listen e PPP !
    Mafja politike e Rilindjes qe aq shume i besuam ,eshte lidhur me mafien ekonomike e kriminalizuar! Ketij personi duhet ti sekuestrohen te gjitha bizneset me ligjien e dekrimializimit !

  4. ?! says:

    O hoxhe i shkalapjerdhur qe ben moral dhe flet per dinjitet per drogaxhinj dhe kriminele bandash, qe jane pasuruar me gjak te rinjsh e shitje droge. Dhe ti gazete qe beni moral dhe doni te sh plani e te nxirrni te pafajshem kriminelin dhe kontrabandistin e droges. Ju jeni perfundimisht mallkimi dhe armiku me i madh i ketij vendi. Per ju dinjiteti dhe morali eshte bythlepirja dhe servilizmi neverites qe tregoni ndaj plerave dhe krimineleve. Turp, turp i pafund per ju.

  5. Shaba says:

    Mire e ka hoxh efenia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje