Policia e Shtetit ka reaguar me një deklaratë zyrtare ndaj akuzave të Partisë Demokratike, pas arrestimit në Greqi të shtetasit Edmond Bego.
Policia sqaron se, ndryshe nga sa akuzon PD, Bego pasi ka kryer dënimin, nuk ka pasur asnjë problem me drejtësinë.
Për të nuk ka pasur asnjë kërkesë për arrestim apo ekstradim nga asnjë vend.
Deklarata e plotë e policisë
Për dy ditë me radhë ka një debat publik, lidhur me ndalimin e shtetasit Edmond Bego në Greqi. Pas verifikimeve të kryera, Policia e Shtetit sqaron se në dosjen e Kërkimit dhe Arkivës së Interpolit, shtetasi shqiptar EDMOND BEGO, alias MANOLI BEGO, alias SAJMIR SINA, alias BELUL GJATARI, alias Mond BEGA, 48 vjeç, nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet policore shqiptare për llogari të ndonjë shteti tjetër.
Sqarojmë se më herët, shtetasi Bego është arrestuar në datë 24 dhjetor 2009 në Tiranë për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2009, nga Gjykata e Apelit të Torinos.
Nga Prokuroria e Përgjithshme në datë 11 shkurt 2010 në Policinë e Shtetit ka ardhur kërkesa për njohje e vendimit penal italian nr.1735, datë 22 prill 2008, i formës së prerë të vitit 2009 dhënë nga Gjykata e Apelit Torino, Itali.
Me vendimin nr. 807, datë 15 shtator 2010, Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4.4 vite burg këtë shtetas.
Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht.
Pas këtij vendimi, Policia e Shtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veprimi.
Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasi në fjalë ka dalje dhe hyrje nga territori shqiptar nga vitet 2013 deri në vitin 2018, edhe drejt Italisë.
Ai në territorin italian ka hyrë 3 herë në vitin 2017, dhe në datë 13 korrik në vitin 2018.
Bego në datë 8 gusht 2018 ka dalë nga PKK Qafë Botë drejt territorit grek, siç ka bërë edhe më herët në vitet 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018, në disa raste në mënyrë të përsëritur.
Pra, për këtë shtetas nuk ka patur asnjë urdhër tjetër ndalimi ndërkombëtar përveç urdhërit të ndalimit të ekzekutuar nga Policia e Shtetit në vitin 2009, që do të vinte në lëvizje Interpol Tiranën dhe Policinë e Shtetit, apo ndonjë kërkesë nga autoritetet italiane dhe misionet e tyre policore në Tiranë, ndryshe nga sa u deklarua nga subjekti politik Partia Demokratike.
Policia e Shtetit apelon çdokënd t’i drejtohet asaj për informacion të saktë dhe zyrtar, duke shmangur keqpërdorimet për interesa politike të ditës.(TemA)
e ku është e vërteta këtu?
o zot, ky islamik falet ne xhami dhe ndoshta ne Meke, ne kete foto….te fala undefined
dhe tualet palla
Pra eshte i virgjer!
T’i japim ndertimin e Teatrit te Ri!
Greqia ka male me borxhe. Mos rrezikoni jetën te ata të pashpirt.
C’lidhje ka ketu borxhi i Greqise me temen qe pershkruet ??
Paragjykimi dhe pergjithesimi jane karakteristikat e nje injoranti ….
Shume emra paska. Ka edhe kaq shume pasaporta? I vjen njecik ere m… ketij muhabeti!!!
Po atehere pse u ndalua?
Keta te PD me nje vrime i bien, nuk shohin Shkelzenin sa here hyn e del me Arminen nga Maldivet. Ngelen droga krimi, na qani ndonje hall per te qene. Se u bete bajat me kete muhabet.
po ceshte ky njeri me 5 emra dhe na qenka dhe bisnesmen, oh pika ku eshte katandisur shqiperia , ,,,
Si shume hall e paska dhe policia kete rast.
Nga kush e do pergjigjen Vaso ? Nga Mero apo nga Taulanti ?
KY SHPELLARI ME 7 EMRA …??????????????????????