Një zjarr ka rënë pak minuta më parë tek dy kullat binjake në kryeqytet.
Fatmirësisht nga burimet bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrëfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve brenda pak minutash.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.
(TemA)
Me miire te ishin shkrumbuar se e kane prish arkitekturen e Tiranes.