VIDEO: Me 170 km/orë në autostradë, policia i heq patentën të riut

19 Gusht 2018, 09:00Kronika TEMA

Policia rrugore ka kryer kontrolle me radar mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në kuadër të kontrollit forcat blu  kanë hequr 9 patenta, ndërsa ajo që ra në sy ishte një 24-vjecar nga Tirana i cili lëvizte me 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.

“Drejtuesi i mjetit kësaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë ne banesë por pa patentë.

Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin.

9 patenta të hequra për shpejtësi qe varionin nga 150-170 km/h.

Duajeni jeten mbrojeni atë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhëtim i sigurt”- thuhet nga policia Rrugore. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje