Shqipëria ka futur më shumë kriminelë në burg, mbizotërojnë vrasësit

17 Gusht 2018, 08:58Kronika TEMA
Shqipëria ka futur më shumë kriminelë në burg,

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Balltike të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, në Bosnje dhe Hercegovinë 0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur.

Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja.

Në vend të dytë peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më të lartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës.

Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshë krahasuar me totalin e veprave penale.

Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend të dytë të burgosurit që kanë kryer vrasje dhe në të tretin ata që  janë dënuar për trafik droge.

Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 të burgosur/1000 banorë.

Më pas renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi numri i të burgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja.

Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktive, me të dhënat e marra nga autoritetet e burgjeve përkatëse për secilin shtet ishte evidentimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve në vende të ndryshme demografike dhe kategorive të krimeve në rajon. Të dhënat do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale në gjashtë kategori të mëdha si : vrasjet, vjedhjet, trafik droge, përdhunimet, trafikim qeniesh njerëzore dhe krime ekonomike.

Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë.

Treguesi  në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat. (Monitor)

4 komente në “Shqipëria ka futur më shumë kriminelë në burg, mbizotërojnë vrasësit”

  1. Me kete doni te thoni qe te denohen me pak apo ti nxjerim disa kriminele?!!!!!
    Me shume duhet te ishin qe nga politikane e gjyqtar deri tek fortit e rrugeve ose sic i quante nje gazetar dje koktulet.
    Kjo tregon se jemi rrace qe duhen te veproj ligji dhe diktatura se po abuzohet me te drejten e rrumpalles berishiane.
    Vetem me kete nuk ka norme se sa duhet te jete %.
    Bere faj shko paguaje,behuni njerez dhe mos shani vetem soc dhe enverin.

  2. IVONI says:

    Krime ka me shume ne vendet ku qeverisin kriminelet..! Pa pushtet ne baze nuk mund te kete pushtet qendror .Per fat te keq kjo nuk ekziston ne shqiperi , ku degjohet vetem emri i “njeshit “te shtetit ..! “NJeshi zero e fyl , njeshi send i kote , kur je nje dhe rendesi po pate , as trungun e thjeshte pese pellembe se ngre dot ..”shkruan Majakovski ne poemen e tij “VLADIMIR ILIC LENIN”, FUQIA DHE LAVDIA E TE CILIT QENDRONTE TEK LIDHJET E NGUSHTA ME POPULLIN ..!

  3. taqo says:

    Titulli eshte vene gabim …….duhet Shqiperia ka me shume vrases se cdo vend tjeter ne komunitetin europian ,kur lexon titullin mendon ,se Shqiperia ne vecanti nga vendet e tjera i areston kriminelet ,kurse te tjeret jo .

  4. says:

    Greqia ata shqiptarë që i plas brënda., ose i nxjerr të vdekur ose Homosexuel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje