Aksident masiv: Përplasen 7 makina në Tiranë, pas ndjekjes nga policia të dy të dyshuarve

17 Gusht 2018, 08:22Kronika TEMA

Një aksident masiv ka ndodhur pak para mesnatës së lënë pas në Tiranë, ku janë përfshirë shtatë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të kësaj të enjteje, në vendin e njohur si “Kthesa e burgut”, pranë zonës së “Don Boskos”.

Gjithçka ka ndodhur në tentativë për ti shpëtuar policisë, nga ana e dy personave.

Të dyshuarit si shkaktarë për aksidentin janë Ervin Kodra dhe Gentian Koçi, të cilët ndodheshin në mjetin që shkaktoi aksidentit.

Pas përplasjes ata kanë tentuar të fshihen në zonën përreth, ku dhe kanë hedhur edhe dy pistoletat që mbanin me vete.

Ndërkohë nga ana e policisë është bërë ndalimi i tyre, teksa detajet zyrtare të ngjarjes, nuk bëhen ende me dije.

1 komente në “Aksident masiv: Përplasen 7 makina në Tiranë, pas ndjekjes nga policia të dy të dyshuarve”

  1. Arfita_B says:

    Te Polikumi gazetari jo te Don Bosko, ala nuk ke mesu me u orientu ne Tirone katnari cogel hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje