DETAJET: Shpërthen bombula e gazit në magazinën e një çerdhe në Tiranë, nuk ka të lënduar

16 Gusht 2018, 09:55Kronika TEMA

Një depo që shërbente si magazinë e çerdhes nr. 14 në Tiranë, në lagjen “Ali Demi” është përfshirë nga flakët mëgjesin e sotëm pasi ka shpërthyer bombula e gazit.

Zjarri është përhapur në dhomën ku rrinë bombolat.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Gazi ka shpërthyer rreth orë 04:00 të mëngjesit.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. 

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”– thuhet në njoftimin e policisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje