Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thelluar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ai është duke u hetuar për 4 vepra penale dhe duket se telashet po i shtohen.
Burime të sigurta të gazetës “Sot” pranë Prokurorisë bënë me dije se hetimet ndaj Llallës kanë dalë përtej kufijve.
Ai po hetohet për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash në kufi.
Pista ku organi i akuzës është përqendruar më tepër është ajo e pastrimit të parave, gjë që solli më pas dhe sekuestrimin e pronave të tij.
Por gazeta ka mësuar se organi i akuzës po kryen verifikime dhe jashtë vendit, pasi ka dyshime se mund të ketë dhe në vende të BE llogari bankare apo prona.
Prokuroria ka bërë lidhjen e veprës së pastrimit të parave me mosdeklarimin e parave në kufi.
Llalla është zbuluar se ka kaluar në një pikë kufitare me shuma të mëdha parash në gjendje cash.
Bëhet fjalë për shuma mbi 10 mijë euro.
Organi i akuzës mësohet se ka marrë të gjitha të dhënat e sistemit TIMS mbi kalimet jashtë vendit të Llallës gjatë viteve të fundit.
Dyshimet janë se ai mund të ketë kaluar dhe herë të tjera me para cash dhe nëse ka ndodhur kjo, atëherë është një skemë e pastrimit të parave jashtë vendit.
Po ashtu, gazeta ka mësuar se janë verifikuar pranë bankave të nivelit të dytë të gjitha llogaritë bankare të tij, duke shikuar transaksionet brenda dhe jashtë vendit.
Në lojë ka hyrë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila që më herët ka kryer verifikime për Llallën në kuadër të vetingut.
Një ndër arsyet që vuri në lëvizje prokurorinë ishin dhe fotot e fëmijëve të Llallës në makina e hotele të shtrenjta. Fotot ata i kanë kryer të gjitha jashtë shtetit.
Kjo ka bërë që të kryhen verifikime në të gjitha shtetet ku Llalla ka qëndruar.
Llalla është momentalisht në Tiranë, por ende nuk ka një vendim nga Prokuroria për ta marrë në pyetje.
Ai ankimoi vendimin për sekuestrimin e pronave, por fakti që gjykata nuk e pranoi, tregon se organi i akuzës ka prova të forta ndaj tij.
Eksperienca tregon se po u kerkuan te dhenat nga jashte ceshtja do te shtyhet dhe do te shtyhet dhe prape do te shtyhet! Per sa kohe likja eshte president dhe Mona me Lulin ne krye te partive te tyre dhe saliu asgje s’ka per t’i ndodhur llalles-kos!
Çfarë prisni ta arrestoni o shtet i kalbur në themel ?
Apo mund të nxjerri të palarat ndokujt dhe ju ben shantazh ?
Ah!!! Llalla qenka ne Tirane dhe nuk eshte mare ende ne pyetje? Bravo reforma|
Tallni b….me kete popull.
Ishte i etur për tu pasuruar me ritme të shpejta. I bindi ta bëjnë prokuror duke ju thënë që xhaxhain ja kanë vrarë komunistët.
‘Kerkoni , kerkoni se kockat e qenit te ngordhur do gjeni’
Tani qe e di edhe Tema kete hetim, Adriatik Lalla do marri masa per te fshehur milionat e tij.
–
Klikoni te Tema se do gjenden milionat e Lllales dhe do hyje ne burg ky peshk.
–
Nderkohe me shume do gezohet Lu Lu nga Kyrgistani.
Informacion i denje per budallenj.
Mjaft me pirueta kurvash,ne institucionin e akuzes.
Ish-kryeprokurori pa shkolle te mesme ,e ka te gjithe pasurine ketu,neShqiperi.
Pertej kufijve ai mbetet nje hajvan i tere.Vetem ne Shqiperi mund te ndodhin thagma,me pasurine dhe erzin e shtetit te shqiptareve ,,,sikurse me ishin “uji me kos”.Pres vetem konfiskimin e pasurive dhe plasjen tek “shtate penxheret” te llalle-efendiut.
Tung.
Po akoma hetoni gjoja nga jashte burgut, PSE nuk arestohet.
Imagjinoni: Adriatik Llalles i vihet sekuestro mbi pasurine me dyshimin se eshte vene me menyra kriminale, por njeherazi nuk ka nje urdher arresti per te. Mos kini iluzione: Dosja A.Llalla eshte mbyllur, ka kaluar ne arshive dhe Tiku, ndersa zderhallet dhe jeton ne lluks me parate e llogarive kriminale, pret I qete kohen kur te vije perseri ne fuqi klani kriminal Berisha&Co, qe do ta ricikloje ne pushtet per ta perdorimit perseri.
Kjo eshte amnistia e krimit, norma ne Shqiperi.
Kjo eshte pandeshkueshmeria e krimit dhe e korrupsionit ne Shqiperi.
Ky duhet kalbur ne burg. Sekuestrim.
Llalla person i strukturave të larta dhe ligjzbatuese të një shteti,person me rrezikshmëri të lartë,arsyja,po qe se ky njeri do ti lihet kohë do largohet në një nga vendet komuniste ku do kërkojë azil si njeri që përndiqet nga perëndimi. Kushtet i plotëson, ku baza është shuma e të ardhurave të përfituara nga fatkeqësitë e të tjerëve me drejtësinë. Le të hapet një portal ku të bëhen denoncime nga vuajtësit për drejtësi dhe do të shikoni implikimin e tij me gjyqëtarë që sot kërkojnë të akomodohen në shkalla më të larta të gjqësorit,pse, sepse degë të Llallës janë në pozicione të larta të shtetit Shqiptar,ku populli e shpreh nëpërmjet deklarimeve për pasuritë që kanë vënë këta pushtetarë duke filluar nga Presidenti tek Kry/gjykatës lartë e deri tek ata gjyqëtarë që harrojnë ndonjë pronë pa deklaruar para komisionit të vetingut. Popullit i ka ardhë aty ku nuk mban më,këta njerëz që venë pasuri me fatkeqësitë e të tjerëve,duke ju bërë shantazhe dhe kërcënlme. Politika mbron krahun e vet,rasti i Zaganjorit,asnjë fjalë PDja, lidhjet dhe favoret e zaganjorit janë të barabarta me atë të Llallës, ndëshkimi duhet njësoj, këto veprime të këtyre mostrave na kujtojnë Xhoni Gote, ku vriste njerëz sepse nuk paguanin për të. Zgjedhjet duhet të jenë me lista konkrete dhe jo me dëshira dhe pëlqime kryetarësh. Uroj që drejtësia ta çojë deri në fund drejtësinë për padrejtësinë që ka bërë Llalla me pozicionin që kishte, në fund të fundit vetë Llalla e ka thënë;burgu për burrat është.