Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Golemit.
Treni ka përplasur një autoveturë brenda së cilës ndodheshin 6 persona të gjithë anëtarë të një familje.
Sipas burimeve nga policia personat që ndodheshin ë autoveturën tip Volvo kanë mbetur të plagosur lehtë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.
Informacion paraprak
Më datë 17.08.2018, rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, treni i udhëtarëve i linjës Durrës -Elbasan është përplasur me një mjet tip Volvo me targa angleze me drejtues shtetasin B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Të lënduarit:
Drejtuesi i mjetit B.C 40 vjeç.
Bashkeshortja L.C. 38 vjeçe.
Djali L.C 8 vjeç.
Vajza E.C 4 vjeçe.
Djali O. C 2 vjeç.
Djali tjetër D.C 6 vjeç.
Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
(TemA)
kafshet shqipetare nuk kuptojne se ruga e trenit eshte e pa devijushme dhe treni e ka shume te veshtire te ndaloje,
Perse makina duhet te futet ne rugen e trenit???
Kaq hajvaner dhe te pa aryetushem jane keta njerez? mos I mendojne makinat per gomere? apo per kuaj?
Pa llogjike ,ashtu do te dalin dhe femijet e tyre sepse ata prinder kane dhe ne ate familje riten
Popull injorant dhe fshataresk 90% e tyre