Kreu i ARRSH-së Afrim Qendro njoftoi ngritjen e grupit të punës i cili do të kryejë një inspektim të përgjithshëm të të gjithave urave në vend.
Në një prononcim për median pak ditë pas katastrofës në Genova, ku si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 43 persona, mes tyre dy shqiptarë, Qendro tha se në dy vitet e fundit është ndërhyrë në 25 ura, ndërsa institucioni është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha urave dhe nuk ka vend për panik.
Më tej gjatë fjalës së tij Qendro vuri theksin në disa kompani transporti që nuk respektojnë peshën e mjeteve të tonazhit të rëndë mbi aks.
“Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.
Jo se detyra nuk është kryer por për shkak të një ndarjeje që ka pësuar rrjeti rrugor, ku një pjesë i ka kaluar bashkive.
Dhe në fund do i vëmë një material në dispozicion të gjithë bashkive mbi ndërhyrjet që do të kryhen.
Kemi ndërhyrje dhe në disa ura të reja që po bëhen, ura e Drojës, Zemblakut dhe ura në Sulov.
Jemi në mënyrë të vazhdueshme në monitorimin dhe ndërhyrjen për të gjitha veprat e artit që ka rrjeti rrugor shqiptar
‘Kemi disa kompani që nuk respektojnë peshën mbi aks. Ato që shfrytëzojnë lumenjtë, kompani të naftës, apo të kromit.
Duhet të bëjmë shumë kujdes në bashkëpunim me policinë rrugore për respektimin e sinjalistikës” – deklaroi kreu i ARRSH. (TemA)
Tema, pse nuk shtoni qe qeveria shprehet per monitorim te urave, por shprehet qe nuk ka leke per rregullim.
Sa ju shkojne investimet per PPPte? Po per PPPte e Heceve..me dhjetra te tilla..?
Paret i marrin nga kredia e BB..dhe qeveri bushtra thote qe nuk ka leke per rregullimin e urave.
Taxa popull taxa.
Kruani xhepat se do e hani si ne Xhenova.
Ose perdridhjani qafen PPPve.
Zgjidhni e merni
Nje kokerr hajduti si parardhesit