Edmond Bego u lirua, Basha e Monika do dalin vetë apo do nxjerrin njeri që të kërkojë falje ose të sulmojnë policinë greke si të 'blerë' nga Rama?!

22 Gusht 2018, 12:18Politika TEMA

Edmond Bego është liruar nga autoritetet greke në Igumenicë, pasi u ndalua për disa ditë.

Lajmi u konfirmua nga avokati i tij. Ai tha se Bego është liruar dhe po udhëton drejt Shqipërisë.

Sipas avokatit, policia greke e kishte ndaluar Begon gabimisht, për një dënim në Itali, të cilin ai e kishte shlyer.

Policia greke pas verifikimeve të rastit e ka liruar Begon, duke lënë me “gisht” në gojë të gjithë ata që deshën të gjejnë një kauzë politike.

Sipas Interpol Romës, Bego nuk është person në kërkim dhe nuk ka asnjë çështje të hapur në Itali. Kjo ka bërë që  Bego të lirohet nga burgu.

Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane.

Pra policia greke ka nxjerrë bllof politikën shqiptare duke liruar direkt “kriminelin e rrezikshëm” Edmond Bego.

Kështu e kanë etiketuar Partia Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, nënkryetari i saj Edi Paloka, ish ministri Enkelejd Alibeaj, të cilët sulmuan Ramën, mazhorancën e në veçanti Taulant Ballën numrin dy të PS, si të lidhur me klanet e drogës.

Këtij sulmi iu bashkua dhe LSI përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili, por dhe ish ministrit të Drejtësisë të LSI Ylli Manjani, që akuzan Ballën dhe Ramën si të lidhur me trafikun e drogës.

Pas lirimit të Begos nga policia greke dy rrugë kanë mbetur për opozitën: ose të kërkojnë falje ose të dalin dhe të akuzojnë publikisht policinë greke si të blerë nga Edi Rama?!

Rrugë të mesme nuk ka, pasi nuk mund të kalohet kështu me heshtje.(TemA)

4 komente në “Edmond Bego u lirua, Basha e Monika do dalin vetë apo do nxjerrin njeri që të kërkojë falje ose të sulmojnë policinë greke si të ‘blerë’ nga Rama?!”

  1. Nga nje rilindas( ish) says:

    Te nderuar ” TemA”
    Po Numri Dy i ps-se qe ka mardhenje te mira familjare me zoterine ne fjale,a duhet te ” shepuse lidhjet”?
    A e di i madh e i vogel ne qytetin e ti se Bego eshte nje njeri me nje prehje kundraligjore?
    Si ka mundesi qe gjygjtareve,policeve,prokurorve,nuk u lejohen takimet me njerez qe kane probleme me ligjin…Por numrit dy te partise me te madhe ne shqiperi i lejohet?!
    Faleminderit dhe do ndiesha i lumtur nqs do merrja pergjigjie nga TemA( apo jetoj akoma ne boten e prrallave?!)

  2. Ilo says:

    Per Lulin shohim se ka zara sa te duash,kurse Monen mos e prisni sa te mbaroje “harbimi’ i rradhes ne Jale se edhe dy zarat Luanin me Titin i ka me vete.

  3. Arben says:

    Me siguri do te dali palaco tellall I LSI’e Petrit Vasili me nje Sory ne emer te PS-LSI.A e ka kete guxim ?
    Une mendoj qe jo ,c’far nuk pret nga nje i tredhur si ai.

  4. Kuq e zi says:

    Nuk ishte gabim arrestimi i tij por skenar… dihet qe greqia investoi per qeveri basha dhe kur i sheh per toke u krijon ndonje kauze te vdekur
    Por nuk mbulon dot ralitetin politike-biznes-krim jane nje
    Nqs do korigjoja gjuhen shqipe do hiqja fjalen kriminel dhe do e zevendesoja me fjalen biznesmen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje