FOTOT: Bllokohen tre restorante në Vlorë e Ksamil, ja kushtet skandaloze ku shërbenin

23 Gusht 2018, 12:36Sociale TEMA
FOTOT: Bllokohen tre restorante në Vlorë e Ksamil, ja kushtet

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë” , tregtim I cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit. Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

4 komente në “FOTOT: Bllokohen tre restorante në Vlorë e Ksamil, ja kushtet skandaloze ku shërbenin”

  1. Kellira says:

    Nuk eshte faji i ketyre. Te gjithe keshtu jane.
    Shqiperia nuk ka asnje cope leter ku te shkruhet i detajuar standarti i kuzhines se restorantit. Apo standarte te tjera.
    Cdo gje behet me “si ma merr menja mue” sepse qytetari nuk ka kujt t’i referohet.
    Ky ka te drejte te hedhi ne gjyq shtetin se me ket kuzhine i kane dhene licencen. Fiton edhe ca leke pa punu fare.

  2. kujtesa says:

    Kjo qe bene AKU eshte skandaloze!!!!
    Po mire,keto restorante ne ato zona turistike,u hapen ne daten 20 Gusht dhe kjo axhensi i mbylli ne daten 21 apo 22 Gusht?????
    Ku ishte kjo AKU gjithe keto muaj,kur dihet se vemendja kryesore duhet te jete e fokusuar ne mbrojtjen e konsumatorit dhe aq me teper te turisteve qe mbajne ne kembe keto restorante.
    Apo sot qe mbaroi sezoni,dalin keta dhe kryejne punen e shtetit,sepse deri dje bene punen e xhepit!
    Kjo AKU me ata drejtues qe skane lidhje me kete pune duhen flakur nje ore e me pare sepse ndryshe,do themi vitin tjeter qe, numri i turisteve ka rene ne krahasim me nje vit apo dy vite me pare!

    1. Biku says:

      Albanistan hesapi zemra e afrikes ne Europe! Cfare te thuash tjeter! Fatekeqesi per popullin.

  3. ao says:

    Jane lokale qe nuk funksionojne behet per te friksuar pronaret e lokaleve te tjera qe funksionojne me qellim perfitimi per grabitqaret e shefat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje