Rritja e sigurisë ushqimore, AKU takim me ekspertët ndërkombëtarë

22 Gusht 2018, 16:32Sociale TEMA
Rritja e sigurisë ushqimore, AKU takim me ekspertët

Në kuadër të aktiviteteve në implementim të Projektit të financuar nga Programi IPA 2013: Ristrukturimi dhe forcimi i rrjetit laboratorik të sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Shqipëri, ku AKU është pjesë e qenësishme dhe tepër aktive si përfituese e benefiteve të Projektit në fjalë, në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u zhvillua një prezantim mbi tematiken: Falsifikimi Ushqimor – Mashtrimi Ushqimor, Kërcënime dhe impakti”.

Prezantimi i sipërpërmendur u përgatit dhe u referua nga Z. Charalampos Proestos, Pedagog ne Universitetin e Athinës në cilësinë e Ekspertit Ndërkombëtar që përfaqësonte Projektin e financuar nga BE, së bashku me ekspertë të tjerë, të cilët vendosën theksin në ngritjen e kapaciteteve për analizimin e shpejtë dhe teste të menjëhershme mbi përbërësit e një produkti final dhe identifikimi i falsifikimeve të mundshme të tyre.

Problematika e mësipërme është mjaft e rëndësishme në fushëveprimin e AKU-së gjatë kryerjes së kontrolleve zyrtare dhe procedurave të mëtejshme laboratorike pasi ndikon në sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore dhe informacionin mbi to tek konsumatori  e i fundit, që përbën misionin e vetë institucionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje