Tirana është një ndër vendet ideale ku vlerat kulturore tradicionale janë ndërthurur me ato moderne. Kjo duket si në arkitekturën ku gërshetohet e reja me të vjetrën, ashtu dhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarit. Përveç historisë, e reja po zë vend përditë.
Në këto ditë të nxehta vere, temperaturat e larta të paradites e kanë lënë në qetësi këtë hapësirë të Tiranës. Shumë pak njerëz duken aty e më shumë syri të kap sinjalistikat, emrat e llojeve të bimëve, apo njerëzit që kujdesen për to. Jemi në Bulevardin e Ri.
Bulevardi verior i Tiranës është një strukturë publike urbane me gjatësi 1.600 metra. Në të shtrihen linjat e kalimit të trafikut, të ndara në 6 korsi. Po ashtu trotuaret, rrugët e kalimit të këmbësorëve, korsia e biçikletave, njëkohësisht edhe gjelbërimi në të dy pjesët anësore.
Pas një çlodhjeje në mesditë ia vlen një shëtitje vonë pasdite, 20 minuta para perëndimit të diellit, deri në errësim të plotë.
Ky mjedis i ri në Tiranë ka bërë që një pjesë e popullsisë, që dikur frekuentonte Liqenin e Tiranës apo Parkun Rinia, të zgjedhë këtë vend.
Ky projekt përfshin edhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor, i projektuar dhe ndërtuar në dy kate shërbimi në fillim të projektit. Po ashtu, të përfunduara janë edhe segmenti i parë dhe i dytë. Ndërsa është prezantuar projekti për Parkun Qendror të Bulevardit të Ri, si një nga pjesët më kreative të Tiranës.
Simbolika e transformimit të kryeqytetit në këtë Bulevard përfaqësohet nga një lokomotivë e vitit 1951.(TCH)
S’ndiejn diferenc të huajt në vëndin tonë kur e krahasojn me të tyren.
Atje ti coshe me fale bajromin o lali kari dhe Jo ke sheshi idiote kryebashkiak se po’ e bojne Mode ke sheshi turp i botes
LALI ERI JU LUTEMI QE NE KETO DITE TE NXETA VERE SHATERVANET NE SHESHIN KRYESOR TE JENE NE PUNE SEPSE GJATE DIMRIT I NDEZIN DHE NE VERE I FIKIN.
urime zoti velia, qytetaret e bashkis tiran dhe te gjith shqiperis dote votojn 90 perqind, per nje mandat te dyt. je yll ne njgjitje, lum shqiperia dhe bashkia tiran, qe kan nje djal vizjnar, puntor si askush tjeter. me punen tuaj te palodhur dhe perkushtimin tuaj kini ber diferencen me te gjith kryebashkiaket nder vite.
nuk esht rastesi, qe kete vit tiranen po e vizitojn mbi 350 mij turist te huaj, vec nesh, qe jem bashkatdhetaret tuaj, qe u kenaqem per gjasht dit qe kaluam ne tiran, dy jav me par.
Jepuni dhe nja nje lope, nje litar te terheqin lopen nga mbrapa, shapka, dhe …. aahhh.. xhiro … lulelakra ne diell