Njoftohet fituesi i konkursit ndërkombëtar për qiellgërvishtësin më të lartë në Australi.
Ai pritet të jetë i mbuluar me pemë në Melburn dhe do të bëhet ndërtesa më e lartë në vend.
Sipas studios së projektimit, projekti i propozuar “Shtylla e Gjelbër” përfshin dy kulla kryesore, më të lartat prej të cilave do të arrijnë më shumë se 356 metra në qiell.
Mësohet se struktura është pjesë e një zhvillimi të ri në Southbank të Melbourne-it, i cili parashikohet të kushtojë më shumë se 2 miliard dollarë australianë (1.4 miliardë dollarë). (TemA)