Vlahutin si Donald Lu, mesazh për reformën në drejtësi: Askush s'mund ta zhbëjë, e kam lënë në pikën e moskthimit...

24 Gusht 2018, 19:10Politika TEMA

Një ditë pas paralajmërimit të fortë të Donald Lu, se “Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë!”edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin jep mesazhin e qartë për të korruptuarit shqiptar.

Në prag largimi nga Shqipëria, ku u nderua me titullin e “Qytetares së Nderit në Vlorë” , diplomatja e BE-së i është përgjigjur pyetjes së gazetarve, se se në çfarë pike po e lë reformën në drejtësi?

“Mendoj që e kam lënë në vijën e moskthimit, kjo ka qenë një reformë kushtetuese, tani është një realitet. 

Ajo çfarë është bërë në pak vite në këtë vend, në vendet  e tjera është dashur dekada të arrihet. 

Ky është investim për të ardhmen. Di të them që askush nuk mund të zhbëjë Reformën në Drejtësi”, ka deklaruar Vlahutin.

Reforma në Drejtësi mbetet kryefjalë e zhvillimeve në vend, ndërkohë që janë pranë krijimit KLP edhe KLGJ, si dhe SPAK e BKH, duke bërë që procesi të hyjë në një fazë tjetër: atë të arrestimeve ”Vip”.

Nderkohe qe ne faqen zyrtare ne rrjetin social te ambasades se BE reklamohen netet e filmit europian ne Himare.

“Netët e Filmit Evropian në Himarë 23 – 26 Gusht 2018!
??????

Nisin sonte, netët e kinemasë verore të filmit evropian, mbështetur nga projekti “Bashkitë për në Evropë”, Bashkia Himarë dhe Këndi i BE i qytetit bregdetar.

Mos mungoni, në orën 20:30 në shëtitoren e Himarës. Ju presim! ?”, shkruhet ne faqen zyrtare te ambasades, per aktivitetin qe ka nisur qe mbreme.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje