Kush janë deputetët-viça në mesazhin kritik të Agron Tufës ndaj PD-së?

27 Gusht 2018, 19:51Politika TEMA

Edhe pse qartazi i rreshtuar djathtas, Agron Tufa, një zë anti-komunist i letrave shqipe të pas ’90-ës, u ka qëndruar larg partive. Djathtizmi i tij ka qenë sa politik po aq dhe intelektual, por pa u futur në llogore partish.

Më saktë, nuk është endur ndonjëherë dyerve të PD-së.

Por të dielën ai vendosi të merret fort me këtë parti, në një tentativë për ta shkundur, duke mos kursyer edhe shuplakat e forta ndaj saj.

Te mesazhi i Tufës nuk ka qenë e vështirë të lexohet dhe një gadishmëri e tij për t’i hyrë politikës, sigurisht nëpërmjet PD-së, si forca më e madhe e asaj që rëndom quhet e djathtë.

Ndaj, te gjuha e tij acide ndaj kësaj partie, Tufa ka tentuar të godasë te pika më e dobët e saj sot, përfaqsimi njerëzor, më qartazi ai parlamentar, për të cilin kryetari Basha është kryqëzuar jo pak.

Te lista e 25 qershorit, ai skualifikoi një sërë emrash potentë, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi; e la njëherësh jashtë Tomorr Alizotin, një simbol të së djathtës, për t’i zëvëndësuar me ca emra, të cilët te mesazhi i Tufës hasen në një formë animale.

“PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendese per t’u berë deputete. 

Sepse keto Vota fitohen ne zemer, me bindje e perkushtim, jo me para. 

Ne kete menyre ju po ngulitni traditen e kontrates me Djallin ne popull. 

PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato depute-viça… çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?

PD te mbeshtetet nga njerez me pervoje e besnikë, te pakompromentueshem, qe e kane deshmuar kete qe ne ditet e para e deri sot neper rrethet e tyre nga Gjirokastra e lart”.

Deputetë-viça…për kë ta ketë?

Te lista Basha, vërtët që u tentua të ketë ca prurje me rrezatim publik intektual, si Romeo Gurakuqi e Valentina Duka, të dy të ardhur nga lëmi i historiorgafisë, apo Orjola Pampuri, por pesha e fjalës së tyre ka qenë pothuajse pa asnjë impakt në ligjërimin problematik e aspak të kultivuar të PD-së.

Ai u udhëhoq nga emra tradicionalë ku veçojnë Paloka e Noka, ndërkohë që iu shtuan dhe dy prej prurjeve të reja të cilët janë shndërruar në anektodikë: Klevis Balliu dhe Muslim Murrizi.

A janë këta deputetët – viça në gjykimin e penën e Tufës?

Ndoshta i pari po, gjersa fjalia që të çon të “viçat” nis me paratë për t’u bërë deputet.

“PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendesr per t’u berë deputete…”, shprehet Tufa, dhe siç është përfolur, futja në listë e të birit të një prej zërave mediatikë të PD-së, Fahri Balliut, Klevis Balliu, mund të ketë dhe prapavijë financiare.

Por dhe nëse nuk është kështu dhe ka gjasë të mos jetë, deputeti në fjalë ka qenë deri më tani një njollë në performancën e opozitës, së bashku me kolegun e Lushnjës.

Janë dy prej zgjedhjeve që vështirë t’i shtojnë ndonjë votë PD-së, në mos t’ja pakësojnë akoma më shumë, siç i frikësohet Tufa kur thotë: “…për ta katandisur dinosaurin në një hardhucë…” (Tesheshi)

7 komente në “Kush janë deputetët-viça në mesazhin kritik të Agron Tufës ndaj PD-së?”

  1. ALBAN DEGA says:

    KUSH ESHTE KRIM ZOTI TUFA !

    Blerja … apo Vjedhja !
    Shitblerja eshte shpirti i ekonomise se tregut!
    Jo sot por qysh ne komunitetin primitiv malle me mall !
    Pra nuk eshte krim perderisa zbatohet ligji i kerkese- ofertes.
    “PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen….” shkruani thoni ju .
    E keqja kryesore e PD-se ne keto 27 vjet nuk eshte as shitja e as blerja qe e ka bere me shumice dhe me dore teper te rende deri ne 500 000 Euro nje karrike deputeti te saj !
    E keqja me e madhe e PD-se eshte vjedhja me top e votave qysh nga 26 maji i vitit 1996 e deri ne zgjedhjet e qehajait te Berishes ne krye te partise se Sales, Lulezim Basha!
    Votues te saj u kapen me kamera me ze e figure duke votuar deri pese here per Lul Fazlicin !
    Ky po ! Ky eshte krim teper i rende !
    Ndaj nese vertete synon angazhimin ne Politike mos u lodh te futesh ne nje gare te parahumbur ne gjirin e Partise Babale !
    Jane mjeshtra te vertete te vjedhjes se votave gjenerale, lokale, te pergjithshme, te pjesshme, jashte partie brenda partie…
    Kur vjedhin voten ne gjirin e partise se vet, kur vjedhin shtepine e vet politike, cfare mund te presish ti qe vjen prej jashte saj !?
    Jane Profesor Doktora si kryetari i saj de facto Sali Berisha !

    1. naimi says:

      jo mor bos, vjedhja më e madhe është ajo që bëjnë rregullisht në tavolinë të dy qelbësirat bashkë PD-PS. Ndarja që i bëjnë votave të të ashtëquajtura të vogla, duke mos lënë askënd të “rritet”, e kështu e pasojnë topin a tepsinë më kollaj. Kjo është poshtërsi më e madhe antikombëtare, se siç dihet rritja e ideve të reja ka progresion gjeometrik, por këta me apo pa marrëveshje e godasin që në lindje me justifikimin e poshtër se nuk i prishin punë Bojaxhiut a Blushit 2000 vota, në një kohë që ato dy mijë kanë shumë më tepër peshë sa numri, se janë ndryshim. E ndryshimi nuk vjen për një ditë, në zgjedhjet e rradhës behet 10 mijë e për 4-5 zgjedhje njëra prej tyre nuk është më e madhe. Këtë e kanë kuptuar mirë dhe nuk e lëshojnë, këtu fillon kapja apo marrja peng e Shqipërisë. p.s. edhe një sugjerim, mos mbro çdo poshtërsi që bëjnë këta rilindasit e rinj, se edhe kjo teoria e të keqes më të vogël nuk është aspak pozitive. Na i lër ne këta qelbësira t’i heqim qafe, ose hajde na ndihmo t’i zhdukim..

  2. Roberto says:

    O Agron Tufa o pjelle e ndyre. Pa me thuaj cilet na qenkan ata ne PD qe nuk jane kompromentuar??? Je i marre ti apo c’fare?? Po kush e solli korrupsionin,kush e futi pisllekun ne Shqiperi nuk e di ti? Kush i zbazi depot,kush e futi mallin pa dogane,kush i organizoi rrembimet she shitjen e femrave per prostitucion neper bote?? Kush i lejonte shqiptaret te iknin me viza fallco neper bote?? A kalonin ata duke paguar tek oficeret e policise ne Rinas?? A kalonin maunet pa c’doganim dhe i paguhej dikujt tjeter? A filloi policia te mos denonte kriminelet apo shkelsit e ligjit sepse merrte para nen dore?? A i lironte apo denonte pak prokuroria kriminelet??? Kush e futi korupsionin neper spitale?? Po neper shkolla qe mesuesit jepnin konsultime me leke?? Po a e di ti qe lista per keto nuk ka fund??? Ik o Agron e mos na caj karin shume se te genjen mendja ty se du c’do gje?? Apo po tregohesh i ndershem?? Po te ishe i ndershem nuk do i tjetersoje dokumentat qe flasin ndryshe nga propaganda partiake dhe armiqesore qe ben ti prandaj qepe halene or kurve e ndyre.

  3. Johani says:

    Ka pas jetuar dikur nje Brahim Llazica ne Drenice dhe nje te ejte si dite tregu ishte afruar tek nje restoran ku pi drekonte kryetari i komunes me shoke dhe sapo kryetari e shef ia ban me dore hajde Brahim haje nje dreke,e ai ia kthen jo jo bytha jeme nuk han me kryetarin,duke dashur tmos e shofin aty padi Brahimi ishte i semure mental,prandaj dola kisha dashur ta pyes z.Tufa a ka ftyre te hyje ne partine e babales,ti leme vjedhjet dhe drogen qe e kemi te instaluar me lugj nga sali berisha e lul basha,po si bdihet z.Tufa afer palokes,salijanit,alibeajt,strazimirit,nokes, ristanit,fazlliqit,pra a e ke nda mendjen z.Tufa e meriton ti dhe shqiptaret te jeni ne nje parti me kriminel e serb,nese po vetem per inat te Rames edhe me serbin munde te bashkohesh ateher mos prit se dola behesh deputet i lulit e sali berushes pa vjedhur ose blere vendin si ai arapi balliu.

  4. Ali babushi says:

    Budallenj, budallenj, matufa ,gomere, laro, lalo, legena e trapa ,te shemtuar dhe te llastuar, gomare pa samare,, kurva e kurvare, maskarenj e tradhetare, hajdute e vrases, palaco e larasho, analfabete dhe pa edukate, keto Jane deputetet qe zgjodhi karagjozi lulush , ,dhe doni pushtet, pushta?!?!

  5. pensionisti says:

    Sa bukur ! Ky vici qenkerka bere dem ! A thoni se i ka ardhur koha ta tredhin e ta fusin nen zgjedhe per te leruar token ? Mundet! Koha i paskerka ardhur. A do jete edhe ky nje vic deputet ? Pa tjeter. Tufa – Paloka nje pend qe i mbrekullueshem per Saliun. Nuk do jete keq e dhe po ta mbrehesh me Flamur Noken. Po kini kujdes se Flamuri terheq edhe me shpatull dhe e detyron Tufen te dal nga brazda.

  6. Real says:

    Bravo, Alban Dega!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje